Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra në klubin e natës, të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin

2017/01/01 at 3:17 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Masakra në klubin e natës, të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin

Të mbijetuarit e sulmit në Stamboll kanë rrëfyer sesi festimet u kthyen në njemasaker.

Ata treguan sesi turma e të pranishmëve në klubin e natës u mbërthye nga paniku, kur një person nisi të qëllonte me armë zjarri në drejtim të tyre.

Të paktën 39 persona humbën jetën si pasojë e këtij sulmi në klubin Reina të Stambollit, më pak se dy orë nga hyrja e vitit 2017.

Rreth 69 është numri i të plagosurve, të cilët po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa policia po zhvillon një operacion të gjerë për të kapur autorin e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë.

Megjithatë, siç shkruan BBC, ata që arritën të mbijetonin shprehen të surprizuar që numri i viktimave nuk është më i lartë.

Futbollisti Sefa Boydas duke folur për AFP tha se iu desh që të ecte mbi trupat e pajetë për t’u larguar nga lokali, ku kishte vetëm 10 minuta që kishte mbërritur.

“Sa po zinim vend, kur nga dera u pa shumë pluhur dhe tym. Në atë moment nisën të shtënat me armë. Kur u dëgjuan këto zhurma, shumë prej vajzave i ranë të fikët.”

Një tjetër dëshmitare, bashkëshorti i së cilës mbeti i plagosur, tregoi për trupat e pajetë të shtrirë përtokë.

“Përpara se të kuptoja çfarë po ndodhte, im shoq ra përtokë përpara syve të mi”, tha Sinem Uyanik, duke folur jashtë spitalit Sisli në Stamboll.

“M’u desh të hiqja trupat që kishin rënë mbi mua për të dalë prej aty”.

“Po kalonim shumë bukur kur papritur gjithçka u shndërrua në kaos dhe në një natë horrori”, rrëfeu Maximilien, një turist italian.

Ndërsa Ismail Celebi, i cili ndodhej në anën tjetër të rrugës nga klubi Reina tha se kishte parë njerëz që vraponin dhe shtypnin njëri – tjetrin, pasi kishte dëgjuar të shtënat me armë.

Zyrtarët thonë se autori fillimisht vrau një oficer policie dhe një person që ndodhej jashtë klubit, përpara se të futej brenda.

Mehmet Dag e pa këtë të ndodhte para syve të tij.

“Qëlloi fillimisht policin që ndodhej jashtë dhe mbi të tjerët që ndodheshin pranë e më pas u fut brenda. Nuk di çfarë ndodhi më tej. Dëgjoheshin të shtëna me armë dhe pas dy minutash një zhurmë shpërthimi”.

Në klub ishin të paktën 700 persona kur ndodhi ngjarja e rëndë. /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
LAJMI I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Firenze

LAJMI I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Firenze

Urimi familjar i Ardit Gjebreas 

Urimi familjar i Ardit Gjebreas 

Tirana feston ndryshe “2017”

Tirana feston ndryshe “2017”

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com