Gazetarja Tv Klan Emi Kalaja ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali, dhe Liridon Kra.
Kalaja tha për “Opinion” se auitori Ragip Gila ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodheshin viktimat 27 plumba.
Po ashtu, ajo u shpreh se “ngjarja e sotme la shije frike në Shkodër, kur shikojnë ndonjë motor, e shikojnë me dyshim.”
Sipas saj, kapja e autorit u realizuar edhe për shkak se Policia ishte më e mobilizuar se ditët e tjera për shkak se ishte edhe dita e parë e shkollës.
“Vrasja e sotme ishte në nivel amatores, por u qëlluan 27 plumba në drejtim të tavolinës. Janë qëlluar në atë orë të mëngjesit, pranë bashkisë në ditën e parë të shkollës ku dhe forcat e policisë kanë qenë më të mobilizuara pasi mund të kishte shkuar edhe më keq. Për autorin e sotëm ende nuk dihet nëse është i përfshirë në ngjarje të tjera. Kur krimi ndodh në zemër të qytetit të Shkodrës sigurisht që ngjall frikë.”,-Kalaja.