Kronikë

Masakra me 3 viktima në Athinë, larje hesapesh mes bandave shqiptare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:13 - 03/07/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e tre shtetasve shqiptarë gjatë një përplasje me armë zjarri në Athinë, ku u plagosën dhe tre persona të tjerë, mes tyre dy policë. Dyshohet se konflikti ka qenë një përplasje mes dy bandave kriminale në Athinë.

Viktima e tretë ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Athinës, si pasojë e plagëve të rënda që mori nga sherri i mbrëmshëm.

Protothema.gr raporton se 2 bandat shqiptare përveç se ishin shpërndarëse të lëndëve narkotike, në të kaluarën janë përfshirë edhe në krime të ndryshme.

Sipas medieve greke një nga bandat kishte planifikuar prej kohësh vrasjen e shqiptarit, i cili një muaj më parë bashkë me autorin ishin arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ky është shkaku kryesor i nisjes së sherrit.

Për pasojë anëtarët e dy grupeve u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale.

Kronika e ngjerjes

Gjithçka nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, në kohën që persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përleshën me drejtuesin e një motoçiklete, i cili mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.

Në vend u gjend babai drejtuesit të motoçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend autorin.

Një tjetër person që ndodhej në “Mercedes” tentoi të largohej me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej po në të njëjtën makinë mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “Toyota”.

Menjëherë me të mbërritur në vendngjarje policia nisi të kërkojë makinën “Toyota”, të cilën e gjeti jashtë një bari në lagjen “Ajos Anargjiros”.

Policia i bëri thirrje të dorëzohet, por i riu hapi zjarr duke plagosur dy policë.

Prej përleshjes së armatosur mbeti i vrarë edhe autori.

Burime thonë se tre viktimat e ngjarjes janë shqiptarë, por ende policia nuk ka dhënë emrat.

Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve në momentin që po përgatitej sulmi i një lokali në “Agjius Anargjirus”.

 

Pas