Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra e Xhuvanit/ Ja pesë dëshmitë që rrëzojnë pretendimet e babait të Demiraj

2016/04/15 at 9:15 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Masakra e Xhuvanit/ Ja pesë dëshmitë që rrëzojnë pretendimet e babait të Demiraj

Pretendimi i ish-prokurorit, Skënder Demiraj, babait të një prej viktimave të masakrës së Kostandin Xhuvanit, në nëntor 2014, në Tiranë, se djalit të tij nuk iu dha ndihma mjekësore, kundërshtohet nga pesë dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Në një kohë që Prokuroria do të vazhdojë hetimet për kallëzimin e Demirajt për mosdhënie ndihme nga ana e Policisë, duket se prova kryesore në favor të tij është një kamera sigurie që ka filmuar gjithë situatën.

“Panorama” zbardh sot deklarimin e dhënë nga një oficer i Policisë Gjyqësore, i pranishëm në vendngjarje pak pasi Xhuvani vrau katër veta pranë një lokali nate në Rrugën e Elbasanit.

Sipas deklaruesit F. Dumi, kallëzuesi Skënder Demiraj ka qëndruar pranë grupit hetimor gjatë  kryerjes së veprimeve të para dhe në asnjë moment ai nuk është penguar prej tyre.

Po sipas oficerit Dumi, Demiraj në asnjë moment nuk ka shfaqur ndonjë kërkesë apo pretendim lidhur me trupin e djalit të tij.

Dëshmia e Dumit zbardhet në vendimin e Gjykatës që urdhëroi Prokurorinë të vazhdonte hetimin e kallëzimit të Demirajt.

DËSHMIA

Specialisti i hetimit në DPQ Tiranë, O.P.Gj. F. Dumi në deklarimin e tij sqaron se në datë 04.11.2014, në orët e para të mëngjesit, pas njoftimit të marrë, ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka gjetur shumë forca policie.

Në rrugë, pikërisht përballë lokalit “Ante Grand”, ka parë një mjet tip fuoristradë, me targa TRxxx N.

Dera e pasme e tij nga ana e shoferit ishte e hapur, tapiceria e derës ishte e dalë nga vendi, ndërsa në sediljen e pasme ndodhej një person i seksit mashkull, pa shenja jete, i shtrirë në pozicion me kurriz.

Pasi i është afruar bashkë me ekspertët, kanë konstatuar në pjesën e gjoksit se personi kishte një vrimë dhe një njollë me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut. Bashkë me ekspertët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke filluar me këqyrjen e automjetit në fjalë së bashku me viktimën e gjetur në këtë mjet.

Pranë tyre është afruar një person, i cili i tha se ishte babai i viktimës. Ai quhej Skënder Demiraj dhe viktima quhej Arbër Demiraj.

Pranë mjetit në fjalë aty pranë ishte një autoambulancë dhe në momentin që kanë bërë këqyrjen dhe përshkrimin e kufomës së shtetasit Arbër Demiraj, ka qenë prezent dhe prokurori.

Që nga momenti i fillimit të këqyrjes së kufomës së Arbër Demirajt, shtetasi Skënder Demiraj ka qenë pranë grupit hetimor dhe në asnjë moment nuk është penguar nga ana e tyre.

Në momentin që Festimi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, shtetasin Skënder Demiraj e ka gjetur aty. Gjatë gjithë kohës ai nuk ka shfaqur asnjë kërkesë apo pretendim lidhur me kufomën e djalit e tij.

Pasi është bërë përshkrimi i viktimës, ai është transportuar me autoambulancë për në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ndërsa F. Dumi ka vazhduar me këqyrjen e automjetit.

Aty është konstatuar se në kuadër ishte çelësi dhe në sediljen e pasme kishte një njollë të kuqe si ajo e gjakut. Më pas këqyrja e vendit të ngjarjes ka vazhduar në ambientet e brendshme të lokalit “Ante Grand”, ku janë gjetur dy kufoma të tjera të identifikuara si shtetasit Enea

Xhaji dhe Edison Jaho.

Kufoma e parë që është transportuar për në morg ka qenë ajo e shtetasit Arbër Demiraj dhe më pas janë transportuar dy kufomat e shtetasve Enea Xhaji dhe Edison Jaho, ndërsa shtetasi italian ishte transportuar më parë për në spital.

Pasi kishte vdekur, edhe kufoma e shtetasit italian është dërguar për ekzaminim në IML Tiranë. Në deklarimin e tij F. Dumi sqaron gjithashtu se kur ka mbërritur në vendngjarje, ka konstatuar shtetasin Arbër Demiraj pa asnjë shenjë jete./ Panorama.al Armand Bajrami

Ju sugjerojmë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Para
Video/ Ja “komplotistët” dhe katër teoritë konspirative për “penalltinë” e Barçës

Video/ Ja "komplotistët" dhe katër teoritë konspirative për "penalltinë" e Barçës

Foto/ Ja si e festoi Dafina ditëlindjen

Foto/ Ja si e festoi Dafina ditëlindjen

Për kë i derdh lotët Anjeza Maja?!!

Për kë i derdh lotët Anjeza Maja?!!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com