Politikë

Masakra e Srebrenicës, Rama: Tentativa për të rishkruar historinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:47 - 11/07/20 |
el ida

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE,  reagoi në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, një prej ngjarjeve më të rënda në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, ku u ekzekutuan rreth 8000 burra dhe fëmijë myslimanë.

Kreu i qeverisë shqiptare shton në mesazh se ndihet i trishtuar që ka përpjekje në rritjet për të rishkruar historinë e asaj që ndodhi në Srebrenicë dhe zonat përreth në vitin e trishtë 1995.

“Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetën. Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion”, shkruan Rama.

Në fund të mesazhit, kryeministri shprehet se:

“Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë”./Opinion.al

Pas