Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra e Reçakut, Walker: Serbët grumbulluan burrat dhe i vranë

2023/01/18 at 11:08 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra e Reçakut, Walker: Serbët grumbulluan burrat dhe i vranë

Në emisionin “Opinion” Ambasadori Ëilliam G. Walker, ish-shef i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, rrëfen diskutimet e para që ka patur me banorët e Reçakut në janar të vitit 1999, pasi konstatoi masakrën e bërë nga trupat serbe.

Walker thotë se ka folur më një nga tre burrat e mbijetuar në Reçak, të cilët i treguan për bombardimet e serbëve në fshat.

Referuar dëshmive të marra në atë kohë në fshat, burrat Reçakut të kapur nga serbët kishin menduar se do të shoqëroheshin prej tyre, por më vonë ata u pushkatuan.

Fevziu: kohë për të reflektuar… Çfarë diskutimesh patët me banorët vendas, me banorët e fshatit? Mbani mend ndonjë gjë?

Walker: Fola me banorët e fshatit të cilat ishin kryesisht gra. Fola me një burrë, që e mbaj mend.

Fevziu: Vetëm tre burra mbijetuan nga kjo masakër.

Walker: Po. Historia që mu tha është se ushtria serbe ndodhej lartë në kodra rreth qytezës dhe po e bombardonin për pjesën më të madhe të 15 janarit. Më vonë, në pasdite të 15 janarit, zbritën nga kodrat. Në atë çast burrat dhe djemtë thanë: më mirë të largohemi që këtu. Nuk donin që të rriheshin dhe të keqtrajtoheshin. Shumica prej burrave shkuan në një drejtim, ndërkohë 2-3 të tjerë shkuan në një drejtimin tjetër. Këta të fundit mbijetuan. Fola me një prej tyre që më thanë këtë gjë, që ma konfirmuan edhe gratë. Thanë se po, ishim në shtëpitë tona, policia erdhi në fshat dhe menjëherë urdhëroi të gjithë djemtë dhe burrat të dalin jashtë. Dolën. Disa prej tyre u rrahën. Sigurisht që ishin të çarmatosur. U shoqëruan duke iu drejtuar armët drejt një përroske. Banorët thanë se mendonin se po shoqëroheshin për tu marrë në pyetje, për tu burgosur që do ishte në rregull. Vetëm më vonë kur dëgjuan të shtënat kuptuan se diçka kishte ndodhur. Historia ishte shumë e qëndrueshme. Ajo që Beogradi u përpoq më vonë të bënte ishte të pretendonte…

Fevziu: Doja t’iu pyesja, folët me autoritetet serbe lidhur me ngjarjet e ndodhura në Reçak?

Walker: Kur u ktheva…

Fevziu: Për versionin e tyre zyrtar të ngjarjes.

Walker: Versioni zyrtar ishte se ka pas një përplasje ushtarake midis UÇK-së dhe forcave speciale serbe. Ky ishte versioni i tyre. Na çuan Gjeneral Lonçarin.

Ju sugjerojmë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
Para
Walker: Serbët sulmuan në Reçak pasi u largua Misioni i Verifikuesve

Walker: Serbët sulmuan në Reçak pasi u largua Misioni i Verifikuesve

Masakra në Reçak, Walker: Serbia më shpalli non grata, e mësova nga media

Masakra në Reçak, Walker: Serbia më shpalli non grata, e mësova nga media

Walker tregon takimin me Thaçin: Kisha dëgjuar për të…

Walker tregon takimin me Thaçin: Kisha dëgjuar për të...

TE FUNDIT

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
8 Shkurt, 2026

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com