Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra e Qafë-Valmirit,Meta:Nderim martirëve dhe familjeve që u internuan

2019/08/17 at 11:46 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Pakica që nuk njeh rotacion ka për të humbur gradualisht pushtetin

Kreu i shtetit,  Ilir Meta ka përkujtuar sot 70-vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit, në të cilën u pushkatuan 14 mirditorë nga regjimi komunist, duke përdorur si pretekst vrasjen kriminale dhe të pabesë ndaj njërit prej bijve më të shquar dhe më të dashur të Mirditës, Bardhok Bibës.

Presidenti tha se gjyqi farsë dhe ekzekutimet publike, së bashku me vuajtjet pambarim të mbi 300 familjeve mirditore që u internuan, jo vetëm që nuk mund t’u a lehtësonin dhembjen mirditorëve për vrasjen e Bardhok Bibës, por as nuk e linin shpirtin e tij të prehej më i qetë.

Meta shprehet se regjimi komunist e instrumentalizoi vrasjen e Bardhok Bibës për t’i përçarë më thellë mirditorët, për të goditur të gjitha familjet me tradita patriotike dhe bindje jokomuniste, si dhe për ta bërë këtë krahinë një shembull nënshtrimi nën terror. Por sipas tij mirditorët si një popull i mençur dhe në liri s’ mund të përdoren më nga askush kundër njëri-tjetrit.

Postimi i plotë:

Me rastin e 70-vjetorit të masakrës së Valmirit, dua të shpreh keqardhjen më të thellë për ekzekutimin barbar të 14 mirditorëve, përfaqësues të familjeve të shquara të Mirditës nga regjimi komunist, si një hakmarrje mizore ndaj kësaj krahine, duke përdorur si pretekst vrasjen kriminale dhe të pabesë ndaj njërit prej bijve më të shquar dhe më të dashur të Mirditës, Bardhok Bibës.

Gjyqi farsë dhe ekzekutimet publike, së bashku me vuajtjet pambarim të mbi 300 familjeve mirditore që u internuan, jo vetëm që nuk mund t’u a lehtësonin dhembjen mirditorëve për vrasjen e pabesë të njeriut që hapi dhjetra shkolla për t’u dhënë dritë fëmijëve të Mirditës, por as mund të ndihmonte shpirtin e Bardhok Bibës të prehej më i qetë, i cili në pak vite organizoi një fushatë të jashtëzakonshme për faljen e qindra gjaqeve, duke e nisur me faljen e gjakut të njerëzve më të afërt të familjes së tij gjatë luftës.

Regjimi komunist e instrumentalizoi vrasjen e Bardhok Bibës për t’i përçarë më thellë mirditorët për dekada të tëra, për të goditur të gjitha familjet me tradita patriotike dhe bindje jokomuniste, si dhe për ta bërë këtë krahinë një shembull nënshtrimi nën terror.

Por mirditorët si një popull i mençur dhe në liri s’ mund të përdoren më nga askush kundër njëri-tjetrit.

Nderim martirëve të pafajshëm të masakrës së Valmirit!
Përulje dhe nderim për 300 familjet mirditore që u internuan dhe vuajtën në kampet mizore të komunizmit!
Nderim kujtimit të ndritur të Bardhok Bibës, i cili bëri aq shumë për arsimimin e vocërrakëve të Mirditës dhe emancipimin e krahinës, por dhe që punoi si askush tjetër për të shuajtur plagën e tmerrshme të gjakmarrjes dhe për vëllazërimin e mirditorëve.??

Etiketa: metaMirditenderim

Ju sugjerojmë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

6 Shkurt, 2026 5:40 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

6 Shkurt, 2026 5:06 pm
SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
Bota

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

6 Shkurt, 2026 4:30 pm
Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan
Bota

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan

6 Shkurt, 2026 3:24 pm
Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë
Bota

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

6 Shkurt, 2026 3:08 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit:Përpjekje për të penguar paqen

6 Shkurt, 2026 2:04 pm
Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës
Kryesore

Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës

6 Shkurt, 2026 1:37 pm
Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu

6 Shkurt, 2026 1:28 pm
Reshje shiu edhe në Durrës, përmbyten disa rrugë të qytetit
Aktualitet

Reshje shiu edhe në Durrës, përmbyten disa rrugë të qytetit

6 Shkurt, 2026 1:24 pm
Para
SHBA nuk tërhiqet, lëshon urdhër për sekuestrimin e cisternës iraniane

SHBA nuk tërhiqet, lëshon urdhër për sekuestrimin e cisternës iraniane

Shqiptari nervoz ndalohet nga policia, i gjenden 15 doza kokaine në mbathje

Aksident tragjik në Itali, ndërrojnë jetë dy shqiptarë

Tradhëtia, pse e falin femrat dhe jo meshkujt?!

Cila është e meta juaj më e madhe?

TE FUNDIT

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
6 Shkurt, 2026

Që prej datës 3 shkurt , fati i bariut Ylli Dine, 65 vjeç, mbetet i panjohur. Sipas dyshimeve paraprake, ai...

Lexo më shumë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
6 Shkurt, 2026

Rrëzohet kërkesa e Erion Veliaj për përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda. Seanca e fundit paraprake për kryebashkiakun Veliaj u...

Lexo më shumë

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
6 Shkurt, 2026

Qeveria ka miratuar indeksimin e pagave të administratës me 2.5%. Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës dhe...

Lexo më shumë

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
6 Shkurt, 2026

Shtetet e Bashkuara akuzuan Pekinin të premten se ka kryer fshehurazi një test bërthamor në vitin 2020, ndërsa bënë thirrje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com