Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra e Qafë Barit/ I burgosuri politik: Vladimir Kristo është personi që më dënoi dhe më kërcënoi në gjyq familjen

2018/06/26 at 12:52 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Masakra e Qafë Barit/ I burgosuri politik: Vladimir Kristo është personi që më dënoi dhe më kërcënoi në gjyq familjen

Dy revolta antikomuniste në burgje, ka njohur historia: Revolta e Spaçit (Mirditë) dhe revolta e të burgosurve në Qafë Bari (Pukë). Dush Martini është dëshmitari i gjallë i revoltës së Qafë-Barit (22 maj 1984). Ai ka treguar se si shumë prej të burgosurve u pushkatuan, apo helmuan.

Por për të arritur deri tek revolta, Martini tregon fillimisht arsyen pse u dënua. Ai thotë se ishte 18 vjeç kur i vuri flakën një kishe në Shkodër brenda së cilës torturoheshin e vriteshin martirë. Me këtë akt nis edhe kalvari i vuajtjeve për të. Kalon tre muaj në hetuesi, i thyen këmbë e duar që të pranonte se ishte nxitur nga klerikët. Pasi nuk pranoi u dënua me 25 vjet burg për prishjen e pronës socialiste dhe sabotazh. Martini përmend emrin e ish-gjykatësit të Kushtetueses Vladimir Kristo si personin që dha dënimin për të, madje i kërcënoi familjen në sallën e gjyqit.

Në cilin vit ratë në burg?

Dush Martini: Unë u dënova në vitin 1980 me 25 vjet burg. Isha 18 vjeç. U dënova për krime politike. Dogja një institucion siç ishte një katedrale tek varrezat në Shkodër. Ka bërë bujë në vitin 1991, ishte kisha e parë që u hap pas diktaturës. Ishte një vend brenda të cilit janë pushkatuar mjaft martirë. Ishte brenda varrezave apo si i thonë zalli i Kirit. Aty janë pushkatuar qindra martirë të shenjtë

Çfarë roli kishte Kisha në sistemin diktatorial?

Dush Martini: Ishte mbyllur, dhe kthyer në objekt shtetëror. Unë e kam djegur atë objekt shtetëror dhe po përgatitesha të arratisesha sepse kisha nuhat që do më arrestonin. Gjatë hetuesisë unë kam kaluar një periudhë të tmerrshme.

Ti e pranove vendimin?

Dush Martini: Kishim disa fakte. E pranova unë që e vura zjarrin. Ishte një histori e atyre viteve. Kam një fragment që tregon arsyen e atij operativi që ka shkruar, dhe u dënova 25 vite. Këto shkrime tregojnë për ngjarjen time, i kam gjetur në Bibliotekën e Shkodrës. Ata më akuzuan se më kanë futur klerikët, ata gërmoshin në shtëpinë time, se mendonin që unë i kam marrë ato materiale.

Ti kërkoje të ktheheshin në Kishë, diçka që i ishte marrë Kishës, por ratë në burg në moshën 18-vjeçare. Ku u dënuat?

Dush Martini: Unë u dënova në burgun e Shkodrës, duhet të bëj me dije, se ai anetari i Gjykatës Kushtetuese Vladimir Kristo, ishte personi që më dënoi dhe më kërcënoi edhe në gjyq familjen. Janë përsëri edhe sot këta personazhe të diktaturës që “jepnin plumbin e fundit”. Mora dënimin, pavarësisht se dënimin tim e quajtën jo politik. Këtu nuk është vetëm çështja ime, por e qindra-mijëra martirëve.

U penalizua familja?

Dush Martini: Familja ka pasur penalitetet e veta, heqje prej pune, kërcënime të vazhdueshme. Kishim familje të shpronësuar, nuk kishim lidhje me partitë. Babai im ishte me raport.


Momenti kur përfunduat në burgun e Qafë Barit…

Dush Martini: Pasi mora dënimin shkova në burgun e Spaçit. Do të jap një version real të asaj revolte, pasi unë jam pjesë, autor i skenarit të asaj revolte. Atje ndejta 11 vite burg. Regjimi kur hapte kampe të reja, kur lidhte kontratat me shtetet e huaja, ushtronte dhunë të egër, gjenocid të paparë ndaj skllevërve të diktaturës. Ka një kalvar të tmerrshëm vuajtjesh e persekutimesh. Unë jam gati të mbush sheshet me të persekutuarit e tjerë për të marrë të drejtën e gjithë këtyre viteve. Këta vjedhin miliarda e quhen politikanë, vjedhin arin e Rubikut. Në burgun e Shkodrës na erdhi një i dënuar ordiner, quhej Sokol, kishte vjedhur 10 kg misra në tokën që i kishte vjedhur shteti. E dënuan 3 vite, e përdorën për ta shfrytëzuar. Këto ishin politika kriminale. Një tjetër ofendoi një zyrtar, mori 3 vite burg. Politikanë quhen këta që vjedhin thesarin e këtij vendi? Diktatura i përdori të pafajshmit për t’i shfrytëzuar në skllavëri.

*Intervista për gazetarin Erion Skendo ne Balkanweb. Pjesa e dytë ku rrëfehet për masakren e Qafë Barit, do të publikohet neser.

Etiketa: deshmidush martinigjyqkomunizemqafe bariVladimir Kristo


Ju sugjerojmë

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Kryesore

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

30 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025
Kryesore

Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025

30 Dhjetor, 2025 12:58 pm
Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE
Kryesore

Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE

30 Dhjetor, 2025 12:41 pm
Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres
Kryesore

Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres

30 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon
Kryesore

Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon

30 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Bilanci për vitin 2025, Rama përballë gazetarëve: Rritje pagash dhe pensionesh
Kryesore

Bilanci për vitin 2025, Rama përballë gazetarëve: Rritje pagash dhe pensionesh

30 Dhjetor, 2025 11:42 am
Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit
Aktualitet

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit

30 Dhjetor, 2025 10:59 am
Auto-Skicë
Aktualitet

Pas protestave, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës

30 Dhjetor, 2025 9:44 am
Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen
Aktualitet

Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen

30 Dhjetor, 2025 9:37 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kushte atmosferike të thata e të ftohta, parashikimi i motit për këtë të martë

30 Dhjetor, 2025 8:44 am
Para
Kjo shenjë e horoskopit bën çdo gjë, asgjë nuk është e pamundur për të

Këtyre 3 shenjave horoskopi, do i buzëqesh fati këtë javë

“Mos kini frikë nga Shqiponja”, Edi Rama nis mbledhjen e donacioneve për Shaqirin e Xhakën

“Mos kini frikë nga Shqiponja”, Edi Rama nis mbledhjen e donacioneve për Shaqirin e Xhakën

Bebe Rexha këndon përkrah Eminem, ja çfarë i tha shqiptares reperi i njohur

Bebe Rexha këndon përkrah Eminem, ja çfarë i tha shqiptares reperi i njohur
















TE FUNDIT

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
30 Dhjetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund ta mbështesë një tjetër sulm të madh kundër...

Lexo më shumë

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
30 Dhjetor, 2025

Beyoncé është shpallur miliardere nga Forbes, duke e bërë atë muzikanten e pestë që i bashkohet listës së njerëzve më...

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
30 Dhjetor, 2025

357 persona janë vënë në pranga në një operacion kundër Shtetit Islamik, një ditë pasi tre oficerë policie dhe gjashtë...

Lexo më shumë

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
30 Dhjetor, 2025

Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më të madhe përreth Tajvanit. Gjatë stërvitjes me armë zjarri do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com