Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje Fredi Bejlerin, i cili është në hetim për akte terroriste.
Rihapja e hetimit për masakrën e Peshkepisë të vitit 1994 nxori në skenë emrin e tij.
Masakra u mor përsipër nga organizata terroriste, MAVI. Bejlerit me herët iu refuzua nga KQZ kandidimi për Bashkinë Himarë. Hetimet po drejtohen nga kryeprokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe gazetari Artan Hoxha.
“Që në fillim oficerët e policisë gjyqësore i kanë komunikuar Bejlerit zyrtarisht se ai është nën hetim për pjesëmarrje në aktin terrorist të 25 viteve me parë. Për ketë shkak Bejleri, kreu i OMONIA për Himaren, u paraqit i mbrojtur me avokat në prokurori”, shkruan ndër të tjera Artan Hoxha.
E regjistruar si një prej ngjarjeve më enigmatike të ndodhura përgjatë vijës kufitare me shtetin grek ngjarja e Peshkëpisë ka mbetur ende e pazbardhur, ndërsa ndër vite dëshmitarët kanë pohuar se agresorët që flisnin greqisht mund të jenë ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorë shqiptarë./ Opinion.al