Kryetari i sulmeve në Paris muajin e shkuar, duket ti ketë drejtuar tre terroristët brënda teatrit “Bataclan” përmes telefonit, ndërsa qëndronte vetëm pak blloqe larg teatrit.
Një dëshmitar u ka thënë prokurorëve francezë se ka parë Abdelhamid Abaaoud të qëndrojë duke u çjerrë e bërtitur në telefon për rreth një orë.
Raporti me dëshminë e dëshmitarit u zbulua nga analisti francez i terrorizmit Jean Charles Brisard, përmes një publikimi online në Qendrën: “Të Luftosh terrorizmin”.
Analisti Brisard shkruan se: “prania e Abaaoud në afërsi të sulmeve ofron një tregues të shkallës së tij të implikimit në mbikëqyrjen dhe kontrollin e komplotit, dhe sugjeron ai ishte duke dhënë urdhra të drejtpërdrejta dhe udhëzime për ekipin e tij brenda Bataclan.”
Atë natë, dëshmitari kishte shkuar disa herë te një makinë e parkuar aty pranë, dhe Abaaoud kishte qënë atje gjithë kohës. Ai e përshkruan këtë njeri si shumë nervoz. Kur dëshmitari më vonë, eci përpara tij, ishte në gjendje ti dallonte fytyrën.
Koka e Abaaoud ishte e rruajtur dhe kishte veshur disa rroba të lirshme, por kur autoritetet publikuan foton e tij, dëshmitari arriti ta identifikonte dhe njoftoi menjëherë autoritetet.