SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin veri-perëndimor amerikan të Oregonit. Të paktën 10 vetë kanë gjetur vdekjen në një shkollë të lartë në qytetin Roseburg. Një person i armatosur ka hyrë në shkollë duke qëlluar me armë. Policia thotë se ka ndaluar një person që besohet se ishte autori i sulmit në universitetin lokal Umpqua në Roseburg. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj masakre dhe rrethanat, për momentin po u jepet ndihme dhjetëra të plagosurve.