Një masakar ka ndodhur në Itali, ku 49 vjeçari Mauro Agrosì, vrau gruan e tij dhe dy vajzat, më pas vrau veten. Tragjedia ndodhi në Genova.
Pas masakrës, në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm, Agrosì, i cili ka punuar në polici, ka telefonuar duke thënë: “Kam vrarë familjen time, hajdeni derën do e lë hapur”.
Autori pasi ekzekutoi gruan 49 vjeçe dhe dy vajzat e mitura 14 dhe 10 vjeç kishte shkruar një letër ku thoshte: “Jeta ka shumë probleme”!
Ndërkohë, kolegët e tij kanë rrëfyer se Mauro Agrosì ishte një tip i qetë dhe se kurrë nuk mund të mendonin se ai do të kryente këtë akt ekstrem. Sakaq, policia po vijon hetimet në lidhje me këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Itali.