Prej disa javësh vendi po përballet me rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19.
Ndërkohë është bërë e ditur se sot do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për situaten e pandemisë në vend dhe masat anticovid.
Kujtojmë se javën që kaloi Komiteti i Ekspertëve vendosi që të mbajë në fuqi masa anti-covid që janë dhe mos të vendosë të tjera shtesë, ndërsa theksin e vuri tek mungesa e respektimit të tyre si dhe tek vaksinimi./Opinion.al