Pas testimit të mësuesve të kryeqytetit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur datën 23 të muajit Janar për të zhvilluar testimin për mësuesit nëpër rrethe.
Aktualisht, drejtoritë mësimore kanë marrë urdhërin nga Ministria dhe po përgatisin listën e mësuesve dhe ambjentet ku do të zvillohet testimi.
Mësuesit do t’i përgjigjen 30 pyetjeve me alternativa, të cilat kanë lidhje me aspekte të zhvillimit të një procesi të rregullt mësimor.
Sakaq, pas rezultateve mësuesit do të marin trajnimin e duhur në bazë të mangësive të tyre e më pas në muajin shkurt do të bëhet publik një analizë e detajuar