Sport

Martohet futbollisti i kombëtares shqiptare


               Publikuar në : 12:37 - 14/07/19 |
Opi Nion

Futbollisti i kombëtares shqiptare Ermir Lenjani i ka dhënë fund beqarisë.

Ai është martuar Herolindën, më të cilën u fejua para dy vitesh.

Lojtari i kombëtares, ka organizuar një dasmë private me familjarët dhe miqtë e ngushtë të tij.

Ndërkohë, lajmi i martesës së Lenjanit u bë publik, pasi në rrjetet sociale qarkullon një foto teksa ai kërcen me Herolindën.

Deri më tani, futbollisti nuk ka publikuar foto të dasmës në rrjetet sociale të tij./ Opinion.al E.Xh.

Pas