InstaBIZ

Martesë për Kylie Jenner? Pas fëmijës së dytë


               Publikuar në : 15:51 - 19/08/19 |
xhu lia

Në mediat e huaja u diskutua pak kohë më parë se  personazhi televiziv Kylie Jenner dhe partneri i saj reperi Travis Scott do të lidheshin në martesë në ditën e saj të lindjes.

Aludime të tilla u bënë për shkak të fustanit të bardhë që Kylie zgjodhi gjatë festës së lindjes së saj në një jaht.

Megjithatë duket se çifti nuk ka plane të afërta për martesë ose të paktën derisa të vijë në jetë fëmija i tyre i dytë, pas të voglës Stormi.

“Ajo e di që është shumë e re në moshë dhe prapë dëshiron që të sjellë në jetë një tjetër fëmijë dhe asaj nuk i duhet të jetë e martuar për ta bërë këtë gjë. Fëmija do të vijë absolutisht i pari. Kylie është shumë e fokusuar në punën e saj si nënë dhe e merr Stormin kudo. Ajo ka dado, por nuk i nevojitet shumë, pasi do t’i bëjë gjërat vetë. Ajo është një nënë fantastike”,-kanë thënë burimet.

Kohët e fundit Kylie së bashku me Travis dhe vajzën e tyre kanë shijuar disa ditë pushimi nëpër Evropë./Opinion.al/

Pas