Këngëtarja e mirënjohur Anjeza Shahini, ka zbuluar së fundmi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se më 7 shtator 2015 ka lidhur kurorë me partnerin e saj të zemrës Paul Edward Connolly. Ceremonia e dasmës është mbajtur në Toskana të Italisë dhe gjithçka duket se është bërë në fshehtësi të plotë, larg vëmendjes së medias.