Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrja e shtetësisë shqiptare, Presidenca publikon kriteret që duhet të plotësojnë sportistët

2023/10/26 at 3:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet rekursi i SPAK-ut për Tahirin, kërkohet dënim për trafik droge

Presidenca shqiptare ka informuar mbi kriteret që sportistët duhet të plotësojnë për marrjen e shtetësisë shqiptare.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Presidenca njofton se njohja e gjuhës shqipe nuk është kriter për marrjen e nënshtetësisë.

Presidenca njofton se dy kriteret që duhen plotësuar janë mbushja e moshës 18 vjeç nga sportisti i huaj që aplikon dhe të mos përbëjë kërcënim për rendin publik e sigurinë kombëtare të vendit.

Sipas saj, futbollistët shtetas të huaj, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për të veshur fanellën Kuq e Zi, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë pengesë nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Njoftimi i Presidencës

Pasi u njohëm me artikujt e botuar në disa portale shqiptare, me objekt kushtëzimin e marrjes së shtetësisë shqiptare për sportistët, me pretendimin se u kërkohet provimi i gjuhës shqipe, sqarojmë se informacioni është i pasaktë dhe i pabazuar në fakte apo argumente juridike.

Fitimi i shtetësisë shqiptare për rastet e veçanta, ku bëjnë pjesë edhe sportistët, rregullohet në nenin 9 të ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”, ku parashikohen kushtet që duhen përmbushur për fitimin e shtetësisë, të cilat janë:

  1. Shtetasi i huaj të ketë mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç;
  2. Shtetasi i huaj të mos përbëjë kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të      Republikës së Shqipërisë.

Në ligjin e lartpërmendur dhe VKM-në nr. 205, datë 06.04.2022 “Për përcaktimin e kritereve të procedurave të aplikimit, të rregullave të kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme për fitimin e shtetësisë shqiptare për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit”, i ndryshuar  me VKM-në nr. 478, datë 01.08.2023, nuk kushtëzohet dhënia e shtetësisë me provimin e  gjuhës shqipe, sikurse pretendohet në artikujt e disa portaleve.

Autoriteti përgjegjës për trajtimin e aplikimeve për rastet e fitimit të shtetësisë për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit është Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme. Plotësimi i kritereve ligjore dhe dokumentacionit përkatës verifikohet nga kjo agjenci dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit, e cila vlerëson kontributin e kërkuesve në fushën përkatëse dhe shprehet me vendim të arsyetuar nëse kërkuesi përbën interes për shtetin shqiptar.

Futbollistët shtetas të huaj, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për të veshur fanellën Kuq e Zi, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë pengesë nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Provimi i gjuhës shqipe nuk kërkohet dhe nuk është kriter ligjor për dhënien e shtetësise shqiptare.

Dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se, që nga koha e marrjes së detyrës, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare me procedurë të përshpejtuar për 17 futbollistë, të cilët plotësonin kriteret e legjislacionit në fuqi.

Artikujt pa autorë tregojnë në mënyrë të qartë se, në rastin më të mirë, janë shkruar  nga mosnjohës të fushës së ligjit, dhe, në rastin më të keq, me qëllim keqinformimin e opinionit publik./Opinion.al

Etiketa: kriterepresidencaSportiste

Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Grabitje me dhunë në Vorë, arrestohen dy “skifterët”

13 Tetor, 2025 4:19 pm
Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit
Bota

Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit

13 Tetor, 2025 4:18 pm
PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale
Rajoni

PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale

13 Tetor, 2025 3:31 pm
Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
Bota

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

13 Tetor, 2025 2:39 pm
Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë
Bota

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë

13 Tetor, 2025 2:36 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Politikë

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

13 Tetor, 2025 1:49 pm
Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
Kryesore

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

13 Tetor, 2025 1:21 pm
Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
Aktualitet

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

13 Tetor, 2025 12:41 pm
OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
Rajoni

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

13 Tetor, 2025 12:36 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

13 Tetor, 2025 11:45 am
Para
Opinion/ Si do e ndryshojë SPAK politikën shqiptare? (25 Tetor 2023)

Opinion/ Si do e ndryshojë SPAK politikën shqiptare? (25 Tetor 2023)

Nuk i kishte deklaruar, sekuestrohen 30.000 dollarë kanadezë në Kapshticë, procedohet 54 vjeçarja

Nuk i kishte deklaruar, sekuestrohen 30.000 dollarë kanadezë në Kapshticë, procedohet 54 vjeçarja

Orban: Jam krenar që mbaj kontakte me Rusinë

Orban: Jam krenar që mbaj kontakte me Rusinë

TE FUNDIT

Grabitje me dhunë në Vorë, arrestohen dy “skifterët”

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
13 Tetor, 2025

I morën me dhunë një 27-vjeçari, në rrugë, një shumë parash dhe 3 celularë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga...

Lexo më shumë

Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit

Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit
13 Tetor, 2025

Me fytyrat e fshehura dhe shfaqjen e forcës, Hamasi ka liruar 20 pengjet e fundit izraelite që kishin mbetur gjallë,...

Lexo më shumë

PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale

PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale
13 Tetor, 2025

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë numrin më të madh të votave...

Lexo më shumë

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
13 Tetor, 2025

Një incident u regjistrua në parlamentin izraelit teksa presidenti amerikan po mbante fjalën. Dy anëtarë të krahut të majtë ngritën një pankartë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com