Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëzia e bashkëqeverisjes me popullin!

2017/10/12 at 6:04 PM
në Komente
Kohë leximi: 5 min
A A
Blendi Fevziu, “Historia nuk i mëson askujt, asgjë”

Nga Preç Zogaj


Shumica e fjalëve, gjesteve dhe akteve politike të skuadrës qeveritare dhe  skuadërkomandantit të saj janë si një munzë arratie për qindra mijëra shqiptarë që duan të ikin një orë e më parë nga ky vend. Ka edhe zëra opozitarë që kontribuojnë në këtë shporrje, por ata të qeverisë janë në krye. Dhe kanë përgjegjësinë më të madhem edhe po të mos ishin në krye.

Të gjitha llojet e sondazheve tregojnë se fjala më përbashkuese që i përgjigjet dëshirës më përbashkuese të shqiptarëve pa dallime feje, krahinë dhe ideje është fjala “ikje”. Rreth pesëdhjetë për qind duan të ikin. Praktikisht e gjithë fasha e të aftëve për punë. Nuk janë vetëm nevojat dhe vështirësitë ekonomike (që janë të mëdha dhe në vend të parë sigurisht), por ka edhe plot arsye të tjera që i shtyjnë shqiptarët të ikin. Janë edhe shijet e tyre, të bombarduara njëzet e katër orë non-stop, nga banaliteti dhe marrëzitë e përditshme politike të drejtuesve politikë; është zemërimi, është përçmimi, është të ta shpifë demagogjia, populizmi, niveli i ulët, rrugaçëria, alogjizmi, standardi i injorancës që dikton dhe reflekton një rënie mendore të përgjithshme. Në botën e lirë, sjellja politike reflektohet në bursë.

Në Shqipëri sjellja politike reflektohet në kuotat e larta të dëshpërimit dhe ikjes së banorëve nga vendi i tyre. Po të kishte një instrument që ta maste këtë lidhje, kam përshtypjen se rezultatet do të ishin spektakolare. Do të rezultonte, ma merr mendja, se sa herë çahen ekranet nga shpikjet e shpifura populiste, impulset e ikjes në radhët e shqiptarëve kapin majat. Një shpikje e tillë, më e fundit e Kryeministrit Rama, është ashtuquajtura “bashkëqeverisje me popullin”.

Që nga mënyra si shtrohet e si po zbatohet, është një gjë krejt tjetër nga ajo që quhet demokraci pjesëmarrëse, si një nevojë për t’u konsultuar me qytetarët dhe me grupet e interesit jo vetëm në zgjedhje, por edhe nga zgjedhjet në zgjedhje, përmes anketimeve apo edhe referendumeve për çështje të ndryshme. “Bashkëqeverisja me popullin” që në titull nuk ka këtë kuptim.

“Bashkëqeverisja me popullin” më duket e pakuptimtë. Mjaft prej atyre që punojnë me Kryeministrin dhe pranë tij e dinë se kjo ngjan me marrëzitë tipike të Hugo Çavezit të ndjerë të Venezuelës. Megjithatë, tamam si në ato pallatet ku deliri i udhëheqësit ka marrë peng logjikën elementare, vartësit e Ramës vetëm miratojnë pa barë zë shpikjen e shefit. Pak ditë më parë doli edhe lajmi: “Hapen aplikimet”. Për këdo që dëshiron të regjistrohet në bashkëqeverisje me qeverinë Rama! Tronditëse! Po çfarë është demokracia? Është pushteti i popullit, apo jo? Ky është kuptimi i parë dhe i fundit. Në origjinë të fjalës dhe në zbatimin shekullor e të përditshëm.

Demokracia është një sistem ku sovraniteti i popullit identifikohet me një bashkësi qytetarësh që votojnë qeverinë e tyre, qeverinë e popullit. Kjo qeveri është e gjithë qytetarëve, pra edhe e pakicës që nuk e ka votuar. Ajo qeveris me gjithë qytetarët dhe për gjithë qytetarët në princip. Pa aplikime, pa formularë. Ku ka aplikime? Ku ka formularë? Ka votë të fshehtë. Ajo prodhon qeveri. Vetëm ajo. Këto koncepte janë elementare.

“Bashkëqeverisja me popullin” i kthen përmbys këto koncepte. Në “bashkëqeverisjen me popullin” qeveria dhe populli janë dy gjëra të ndryshme, dy identitete të ndryshme. Populli është ky që është, qeveria duhet të jetë një gjë që ka rënë nga qielli. Që ka qëlluar me zemër të madhe kësaj radhe. Nuk i do të gjitha për vete, por ka vendosur të ndajë me qytetarët që aplikojnë! Kushdo e merr vesh se në kuptimin e demokracisë kjo është një vjedhje shoqëruar me një pseudobujari cinike. Në rastin më të mirë do të thotë të ndash me të vjedhurit, domethënë me qytetarët, gjënë e tyre.

Gjë që është edhe e pamundur, veç të tjerash. Nuk është rasti për t’u marrë këtu me pasojat e panumërta në rrafshin logjik të një aberracioni mendor, siç është “bashkëqeverisja me popullin”. Nuk e vë në dyshim se gjithë kjo është një flateri e madhe populiste, nga ato që ilustrojnë thënien e popullit “kur nuk ke punë tjetër, luaj derën”. Por është një flateri që tradhton.

Tradhton formimin antidemokratik të autorëve.

Tradhton injorancën e tyre, po kjo është gjëja me e vogël.

Tradhton inkoshientin e tyre se nuk janë një qeveri e zgjedhjeve të lira, por e votave të blera dhe të manipuluara.

Tradhton vetëdijen e të qenët një grup oligarkist, pa lidhje me popullin dhe me votën e tij, që për arsye propagandistike-demagogjike afrohet si palë me qytetarët për të ndarë qeverisjen me ta!

Tradhton vetminë e tyre politike.

Tradhton një tallje me qytetarët, duke qenë se pavarësisht padijes në thellësi, një gjë e dinë: pushteti mund të ushtrohet mirë ose keq për qytetarët, por nuk ka si ndahet me ta. Letrat nga populli, të cilat në kohën tonë të teknologjisë dixhitale janë zëvendësuar me format e larmishme të komunikimit me internet, por që janë e njëjta gjë në thelb, as kanë qenë as mund të jenë ndarje e pushtetit me popullin.

Tradhton mendimin që kanë për qytetarët sikur nuk duan gjë tjetër, nuk kanë pretendime të tjera, janë të kënaqur të jenë në pushtet duke regjistruar emrin. Kjo të kujton një anekdotë që tregohej në komunizëm për një sekretar partie dhe një punëtor të dalluar. Punëtori i dalluar besonte se do të merrte një televizor nga kontingjenti që jepej me listë në atë kohë. Kur mësoi se ia kishin dhënë njërit prej kuadrove të ndërmarrjes, shkoi të ankohej.

Sekretari i Partisë i tha: “Ti je klasë punëtore, mor burrë! Ti ke pushtetin, ke një gjë të madhe që s’ka krahasim me një aparat televizori”. Morali i fabulës në kohën tonë është se njerëzit nuk mund të gënjehen e nuk duhet të gënjehen me lugë të zbrazur, me formularë e me rubrika që vetëm u marrin kohën atyre që i marrin seriozisht. Punët në Shqipëri nuk kanë shkuar keq, ngaqë nuk është ditur e vërteta nga drejtuesit e vendit. Kjo ka qenë dhe është legjenda e demagogëve.

Punët kanë shkuar keq sepse drejtuesit kanë menduar më shumë për vete ose vetëm për vete dhe klanin e tyre. Qeveria ka për detyrë të mbajë premtimet e votuara, të krijojë zhvillim, të çelë perspektiva të reja, konkrete. Të tjerat janë të luash derën, t’u japësh rrugët qytetarëve të tu që, jo rastësisht, pikërisht në vlagën e aplikimeve për bashkëqeverisje, po ikin e duan të ikin edhe më shumë.

Burimi: Panorama

 

Etiketa: Prec Zogaj


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Emrat/ Shkatërrohet organizata e drogës, kapen dy drejtuesit shqiptarë

Emrat/ Shkatërrohet organizata e drogës, kapen dy drejtuesit shqiptarë

Gjyqi ndaj Denis Shtrazës, avokatët kërkojnë tërheqjen e trupës gjykuese

Gjyqi ndaj Denis Shtrazës, avokatët kërkojnë tërheqjen e trupës gjykuese

Video/ Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu rrëfehen tek “Rudina”, flasin për jetën private

Video/ Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu rrëfehen tek “Rudina”, flasin për jetën private
















TE FUNDIT

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
17 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, të cilën e...

Lexo më shumë

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE

‘Viti 2027 është një realitet’/Macron për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE
17 Maj, 2025

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh mjaft optimist në konferencën e sotme me kryeministrin Edi Rama, sa i takon...

Lexo më shumë

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme
17 Maj, 2025

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga Tirana ka komentuar mbi dialogun mes Kosovës...

Lexo më shumë

‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë

‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë
17 Maj, 2025

“Jemi krah Ukrainës që ditën e parë”, ritheksoi Presidenti i Francës edhe në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com