Aktualitet

Marrëveshje me Bashën? Rama: PD drejt një fundi të merituar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 30/12/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka folur edhe për situatën në Partinë Demokratike.

Rama është pyetur nga gazetarët për faktin nëse mes tij dhe Bashës ka një marrëveshje që ky i fundit që qëndrojë në krye të partisë më të madhe opozitare në vend. Ai u përgjigj se Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar.

“Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite. Jo nga unë, as nga ne, as nga ju, as nga ata shqiptarë që e besojnë dhe e votojnë, e mbështesin, PD dhe që s’kanë përfituar fare nga ajo. Por si tifozë të një skuadre futbolli si ndahen skuadrës së tyre, edhe kur nuk fiton. Por nga këto dy figura që i janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër dhe përsëritjen të së njëjtës gjë, në kërkim të rezultateve të tjera.

Nuk ka prodhuar azgjëtjetër përveç mite, firore të vjedhura rrëmuja që kanë afektuar vendin pa patur kapacitet real. Për mua është shumë e qartë s’kam punë as me njërin as me tjetrin. Janë dy burra në një hall të maadh. Janë kthyer në hallin e partisë së tyre dhe duan të kthehen në hallin e Shqipërisë. S’kam asnjë arsye përpos dëshirës për tu marrë as me njërin as me tjetrin.”, tha Rama./Opinion.al

Pas