Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja Xhafaj-Marku/ Opozita e quajti antikushtetuese, reagon Ministria e Brendshme

2018/02/02 at 5:50 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja Xhafaj-Marku/ Opozita e quajti antikushtetuese, reagon Ministria e Brendshme

Akuzave  të opozitës për marrëveshjen e nënshkruar sot midis kreut të Ministrisë së Brendshme dhe kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, kjo ministri i konsideron si shqetësime të pakuptimta, duke nënvizuar se nuk është hera e parë që firmosen marrëveshje të tilla.

Ministria jep edhe një shpjegim, duke theksuar se në kushtet krimi sofistikohet dhe vepron pa barriera burokratike, institicionet nuk mund të luftojnë secili në parcelën e vet. Ministria thekson se respekton autoritetin e vetëm të Prokurorisë në drejtimin e hetimeve.

Reagimi:

Ministria e Brendshme shpreh keqardhje për deklaratat e sotme të opozitës ndaj shqetësimit të pakuptimtë, për marrëveshjen e firmosur mes Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Kjo nuk është marrëveshja e parë dhe as e vetmja në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve në luftën kundër kriminalitetit dhe krimit të organizuar në veçanti.

Në kushtet kur krimi organizohet, sofistikohet dhe vepron pa barriera burokratike, autoritetet shtetërore dhe agjencitë ligjzbatuese nuk mund të kenë luksin apo t’i lejojnë vetes, që pavarësisht vullnetit të tyre të mirë, të luftojnë secili në parcelën e vet.

Marrëveshja, teksti i së cilës është bërë publik edhe për opinionin e gjerë, garanton, njeh dhe respekton autoritetin e vetëm të Prokurorisë në drejtimin e hetimeve. Ajo vë pikërisht të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e Policisë së Shtetit në shërbim të Prokurorisë, për hetime të plota dhe të specializuara.

Përfaqësuesit e opozitës që dolën sot në konferencë për media, minimalisht shtrembëruan dhe keqpërdorën detajet e marrëveshjes, duke pretenduar shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Përkundrazi, kjo marrëveshje është lidhur në bazë dhe në zbatim të kornizës ligjore në fuqi, për luftën kundër krimit të organizuar.

Marrëveshja detajon aspekte organizative të nevojshme për të garantuar hetime efikase, çuarjen para drejtësisë të eksponentëve të grupeve kriminale si dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga aktivitete të paligjshme.

Sot, ajo çka prisnim nga opozita ishte një mbështetje për vullnetin dhe hapat e hedhura nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera në luftë me paligjshmërinë. Mund të heshtnin, nëse këtë nuk e bëjnë dot.

Opozita është e ftuar të bashkëpunojë dhe monitorojë, brenda kufijve ligjorë, gjithë punën e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit”.

Etiketa: antikushtetuesemarreveshja Xhafaj-Markuopozitareagon MB

Ju sugjerojmë

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe
Aktualitet

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

23 Korrik, 2025 9:15 pm
Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
Aktualitet

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

23 Korrik, 2025 8:35 pm
Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!
Aktualitet

Qeveria merr vendimin: Ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit për pasuritë private…

23 Korrik, 2025 8:00 pm
Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!
Aktualitet

Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!

23 Korrik, 2025 7:44 pm
Protesta për Palestinën në sheshin ‘Skënderbej’, pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg
Aktualitet

Protesta për Palestinën në sheshin ‘Skënderbej’, pjesëmarrëse edhe Greta Thunberg

23 Korrik, 2025 7:25 pm
Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri!
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri!

23 Korrik, 2025 6:58 pm
Dibër/Bashkëshorti humb kontrollin e mjetit dhe aksidenton për vdekje bashkëshorten
Aktualitet

Dibër/Bashkëshorti humb kontrollin e mjetit dhe aksidenton për vdekje bashkëshorten

23 Korrik, 2025 6:48 pm
Bashkëpunimi mes bashkive shqipfolëse, Veliaj: Më përpara e shihnim njëri-tjetrin nga televizori, sot…
Kryesore

U mor i pandehur nga SPAK,avokatët ndërkombëtarë të Veliajt:Arrestimi i paarsyeshëm

23 Korrik, 2025 6:34 pm
Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital
Aktualitet

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital

23 Korrik, 2025 6:10 pm
Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën
Kryesore

Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën

23 Korrik, 2025 5:57 pm
Para
Noizy dhe Blerim Destani sfidojnë njëri-tjetrin, afati i fundit 31 maj

Noizy dhe Blerim Destani sfidojnë njëri-tjetrin, afati i fundit 31 maj

“Darkë me miqtë pas vrasjes së Kasmit”, gazetarja tregon detajin që mbajti në burg Mario Meshinin

“Darkë me miqtë pas vrasjes së Kasmit”, gazetarja tregon detajin që mbajti në burg Mario Meshinin

Çfarë thonë ata që flasin në gjumë?

Cilat janë 4 shenjat në horoskop që nuk flenë shumë gjumë

TE FUNDIT

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe
23 Korrik, 2025

Nga 1 janari i vitit 2026, çdo qytetar do të ketë mundësinë të kryejë rivlerësimin e banesës së tij në...

Lexo më shumë

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare
23 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po mbyllin një marrëveshje tregtare që do të vendoste tarifa prej 15% për importet...

Lexo më shumë

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi
23 Korrik, 2025

Raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës janë takuar mbrëmjen e 23 korrikut në Stamboll, me ministrin e...

Lexo më shumë

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
23 Korrik, 2025

Pas më shumë se dy muajsh shqyrtimesh teknike, verifikimesh dhe debatesh ligjore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ndarjen përfundimtare të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com