Marreveshjet per njohjen e kontributeve shoqerore per efekt pensioni jane zgjeruar edhe me Maqedonine. Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi takoi homologun maqedonas me te cilin bisedoi edhe per zhvillimin e tregut te perbashket te punes.
Shqiptareve qe punojne ne Maqedoni dhe maqedonasve qe punojne ne Shqiperi do tu njihen kontributet e sigurimeve shoqerore per efekt pensioni dhe jo vetem.
Ministri i Mireqenies Sociale Blendi Klosi nenshkroi nje marreveshje bashkepunimi me homologun maqedonas Dime Spasov.
Ministri Klosi theksoi se kjo do t’i hape rruge nxitjes se metejshme te zhvillimit te tregut te perbashket te punes.
Mes dy ministrave u disktutua edhe per punesimin sezonal te qytetareve nga te dy vendet dhe rritja e bashkepunimit per arsimin profesional.
Me unifikim te sistemit sipas ministrit Klosi ne shkollat e zonave kufitare mund te zhvillojne mesim nxenes nga te dyja vendet.