Rajoni

Marrëveshja, reagon PDK: Delegacioni kosovar e humbi shansin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:59 - 04/09/20 |
Opi Nion

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas firmosjes së marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas PDK, sot në Uashington duhet të kishte një njohje reciproke mes dy vendeve, shans që sipas kësaj partie delegacioni kosovar e humbi.

“Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri”, njofton PDK.

“Delegacioni kosovar humbi shansin për marrëveshje finale që siguron njohjen e ndërsjellë dhe ulësen në OKB.

Partia Demokratike e Kosovës e sheh me shqetësim të madh shansin e humbur nga delegacioni kosovar për marrëveshje finale të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë që duhej të ndodhte sot në Washington.

Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri. Aq më tepër, deri në këtë moment, nuk është bërë publike përmbajtja e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e PDK.

Sipas kësaj force, marrëveshjet që nuk parashikojnë njohjen e ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhjen e problemit.

“PDK-ja që nga fillimi ka qenë e bindur se përfshirja e SHBA-së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Për më tepër, është edhe më e rëndë në qoftë se ka cënim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës.

Nuk ka negociata me territore e as me pasurinë tonë kombëtare.

Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe mbetet, se në Washington dhe Bruksel të shkohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që garanton njohje të ndërsjellë, ulësen në OKB dhe nuk e cënon integritetin territorial të vendit”, njofton PDK./Opinion.al

 

 

 

Pas