Artan Lame u largua nga ky post pas marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës.
Është zgjedhur dhe drejtori i ri teknik në krye të ALUIZNIT
Personi që do të vendoset në këtë post është Ibrahim Morina. Morina ka qenë kreu u Policisë Ndërtimore, gjatë qeverisjes së PD. Më vonë ai u bë drejtor në ministrinë e Transporteve.
Posti i kreut ALUIZNIT ishte një nga pesë drejtoritë që iu dhanë opozitës. Përpara tij është zëvendësuar dhe posti i drejtorit të burgjeve.