Marrëveshja Rama-Basha po lexohet më shumë si një lojë për të djegur të vegjlit, pasi nuk mund të regjistrohen në zgjedhje si koalicion edhe pse luftuan bashkërisht për zgjedhje të ndershme. Sot në media shkruhet se lideri i PD, Basha që duhet të ketë gati listat e deputetëve deri më 25 Maj do të përfshijë aty edhe 3 kryetarët e partive të vogla që e mbështetën. Sipas burimeve, një vend të sigurt në listat e deputetëve do ta kenë, Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA-së dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
/Opinion.al