Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja për “Zgjedhoren”, reagon Bundestagu

2020/01/15 at 5:21 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Marrëveshja për “Zgjedhoren”, reagon Bundestagu

Në një deklaratë ekskluzive për DW shqip nënkryetari i grupit më të madh parlamentar në parlamentin gjerman CDU/CSU, Johann David Wadephul  e ka përshëndetur arritjen e  marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës  së bashkuar në Shqipëri për hartimin e ligjit të ri zgjedhor: “Grupi parlamentar i CDU / CSU në parlamentin gjerman e përshëndet  marrëveshjen e djeshme midis qeverisë dhe opozitës. Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës i dakorduar tani mes të gjitha forcave politike është një hap i rëndësishëm për hartimin e reformës së re zgjedhore, e cila duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, siç e ka kërkuar dhe Bundestag-u gjerman në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që në këtë frymë mbipartiake të përfundojnë me sukses punën ende të vështirë për reformimin e ligjit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e deputeti i kristiandemokrat, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të kësaj partie në Bundestag.

Vënia në vijë e reformës zgjedhore, ishte, krahas plotësimit të stafit të nevojshëm për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga dy kushtet e vëna nga Bundestagu gjerman për fillimin e procesit të çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Sado i mirëpritur është ky kompromis, ai deri tani ka zgjidhur vetëm çështjen procedurale. Tani Bundestagu do të shohë edhe përmbajtjen që do të dalë nga kjo marrëveshje, bëhet e ditur nga qarqet kristiandemokrate dhe kristiansociale në Bundestag. Këtu ia vlen të kujtohet se kushti i dytë i  rezolutës së Bundestagut kërkon nga reforma zgjedhore që ajo të bëhet në përputhje me kushtet e OSBE/ODIHR-it, por edhe që ligji i ri të garantojë një “financimin transparent të partive dhe fushatave zgjedhore” dhe të marrë parasysh rezultatet e komisionit “ad hoc” për reformën  dhe rekomandimet e ODIHR-it, në 5 shtator 2019. .

Por Bundestagu ka vendosur edhe shtatë kushte të tjera që duhen plotësuar deri në hapjen e kapitullit të parë të negociatave. Megjithatë, ende nuk dihet aktualisht se a do të bëjë BE-ja ndryshime në procedurën aktuale të zgjerimit, nisur nga fakti që presidenti francez Emmanuel Macron nuk qëndron pas procedurës aktuale të zgjerimit. Ai ka dalë me një propozim të vetin, ku parashikon një anëtarësim me shtatë etapa. Në fund të janarit Komisioni do të dalë me një propozim të ri për procesin e zgjerimit, bazuar në propozimet e presidentit francez.  Qarqet pranë CDU/CSU në Berlin i thanë DW se dakordësimi me  Francën për  procedurën e zgjerimit nuk pritet të ndodhë para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb, pra , në maj të këtij viti. Së fundmi,  Franca kishte dhënë sinjale se po e rishikon qëndrimin e saj për të zhbllokuar hapjen e negociatave. Në një takim që pati në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, (7.01.2020), Macron tha se “Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”.

Në një deklaratë ekskluzive për DW shqip nënkryetari i grupit më të madh parlamentar në parlamentin gjerman CDU/CSU, Johann David Wadephul  e ka përshëndetur arritjen e  marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës  së bashkuar në Shqipëri për hartimin e ligjit të ri zgjedhor: “Grupi parlamentar i CDU / CSU në parlamentin gjerman e përshëndet  marrëveshjen e djeshme midis qeverisë dhe opozitës. Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës i dakorduar tani mes të gjitha forcave politike është një hap i rëndësishëm për hartimin e reformës së re zgjedhore, e cila duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, siç e ka kërkuar dhe Bundestag-u gjerman në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që në këtë frymë mbipartiake të përfundojnë me sukses punën ende të vështirë për reformimin e ligjit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e deputeti i kristiandemokrat, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të kësaj partie në Bundestag.

Vënia në vijë e reformës zgjedhore, ishte, krahas plotësimit të stafit të nevojshëm për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga dy kushtet e vëna nga Bundestagu gjerman për fillimin e procesit të çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Sado i mirëpritur është ky kompromis, ai deri tani ka zgjidhur vetëm çështjen procedurale. Tani Bundestagu do të shohë edhe përmbajtjen që do të dalë nga kjo marrëveshje, bëhet e ditur nga qarqet kristiandemokrate dhe kristiansociale në Bundestag. Këtu ia vlen të kujtohet se kushti i dytë i  rezolutës së Bundestagut kërkon nga reforma zgjedhore që ajo të bëhet në përputhje me kushtet e OSBE/ODIHR-it, por edhe që ligji i ri të garantojë një “financimin transparent të partive dhe fushatave zgjedhore” dhe të marrë parasysh rezultatet e komisionit “ad hoc” për reformën  dhe rekomandimet e ODIHR-it, në 5 shtator 2019. .

Por Bundestagu ka vendosur edhe shtatë kushte të tjera që duhen plotësuar deri në hapjen e kapitullit të parë të negociatave. Megjithatë, ende nuk dihet aktualisht se a do të bëjë BE-ja ndryshime në procedurën aktuale të zgjerimit, nisur nga fakti që presidenti francez Emmanuel Macron nuk qëndron pas procedurës aktuale të zgjerimit. Ai ka dalë me një propozim të vetin, ku parashikon një anëtarësim me shtatë etapa. Në fund të janarit Komisioni do të dalë me një propozim të ri për procesin e zgjerimit, bazuar në propozimet e presidentit francez.  Qarqet pranë CDU/CSU në Berlin i thanë DW se dakordësimi me  Francën për  procedurën e zgjerimit nuk pritet të ndodhë para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb, pra , në maj të këtij viti. Së fundmi,  Franca kishte dhënë sinjale se po e rishikon qëndrimin e saj për të zhbllokuar hapjen e negociatave. Në një takim që pati në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, (7.01.2020), Macron tha se “Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”. / Burimi: DW

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Tërmet në Kosovë

24 orë pas lirimit të Endrit Dokles, Prokuroria e Krujës apelon vendimin

24 orë pas lirimit të Endrit Dokles, Prokuroria e Krujës apelon vendimin

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

Rikthehen protestat? Ja propozimi i Kolegjit të Kryetarëve të PD

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com