Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja për reformën zgjedhore, Kryemadhi: Të miratohet pa humbur kohë

2020/01/14 at 5:54 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshja për reformën zgjedhore, Kryemadhi: Të miratohet pa humbur kohë

Lidhur me marrëveshjen mes opozitës jashtë parlamentit dhe mazhorancës për reformën zgjedhore ka reaguar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.


Përmes një  postimi në rrjete sociale, Kryemadhi ka theksuar se nuk duhet humbur kohë , por t’u mundësohen shqiptarëve zgjedhje të lira dhe pa presionin e bandave.

Sipas saj opozita mori sot përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore,  si një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman, për të bërë të mundur hapjen e negociatave.

“Opozita sot mori përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për të bërë të mundur hapjen e negociatave në Samitin e Zagrebit. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet e saja në integrimin evropian të vendit.
Nga sot, pas dakordësisë së opozitës në unison, për të përmbyllur me konsesus dhe nën prezencën e faktorit ndërkombëtar Reformën Zgjedhore, i duhet Qeverisë dhe maxhorancës të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë,”-është shprehur kryetarja e LSI-së.

Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në Facebook:

Integrimi Evropian i Shqipërisë nuk mund të sakrifikohet për asnjë arsye. Gjithëpërfshirja dhe dialogu politik janë të vetmet rrugë me të cilat mund të realizojmë reformat e nevojshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj pa humbur kohë të miratojmë një reformë zgjedhore që u mundëson qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur të lirë, pa presionin e bandave, intimidimin me vendin e punës dhe nën kërcënimin e levave të pushtetit.

Opozita sot mori përgjegjësinë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman për të bërë të mundur hapjen e negociatave në Samitin e Zagrebit. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet e saja në integrimin evropian të vendit. Nga sot, pas dakordësisë së opozitës në unison, për të përmbyllur me konsesus dhe nën prezencën e faktorit ndërkombëtar Reformën Zgjedhore, i duhet Qeverisë dhe maxhorancës të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman.

Nga sot është kjo maxhorancë që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës pa keqpërdorur mekanizmat e saja qorre në KED apo në Parlament.
Nga sot është përgjegjësia e kësaj maxhorance të bëhet gati për implementimin e Reformës zgjedhore që do të miratohet me konsesus. Nga sot është përgjegjësia e kësaj maxhorance që të plotësojë kushtin e vënies para drejtësisë së vjedhësëve të votave, dosja 184 dhe 339.

Nga sot është përgjegjësi e maxhorancës të japë shembuj për luftën ndaj korrupsionit të saj. Dhjetra dosje të korrupsionit qeveritar janë në sirtaret e Prokurorisë. Sot opozita, me marrjen e përgjegjësisë për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria është e para! E ardhmja evropiane e saj është e para!/Opinion.al/

 

Etiketa: LSIMonika Kryemadhi


Ju sugjerojmë

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55
Sport

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55

8 Nëntor, 2025 11:17 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

8 Nëntor, 2025 11:13 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

SHBA bojkoton G20 në Afrikën e Jugut, Trump: Abuzuan me të drejtat e njeriut

8 Nëntor, 2025 10:35 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

8 Nëntor, 2025 9:40 am
Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit
Kryesore

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit

8 Nëntor, 2025 9:31 am
Para
Dëmet e tërmetit/ Lëshohen 38 urdhër arreste, detaje nga aksioni në Tiranë

Dëmet e tërmetit/ Lëshohen 38 urdhër arreste, detaje nga aksioni në Tiranë

Walker: Deklaratat e Vuçiç për Reçakun, njësoj si ato të Millosheviçit

Walker: Deklaratat e Vuçiç për Reçakun, njësoj si ato të Millosheviçit

Të buzëqeshur dhe… konkluzionet e tryezës për reformën zgjedhore

Marrëveshja i nxorri gishtin e mesit "Reformës"
















TE FUNDIT

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
8 Nëntor, 2025

Futbolli botëror përgatitet për një spektakël të rrallë, Spanja dhe Argjentina do të përballen në një duel historik që pritet...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
8 Nëntor, 2025

Pasuri me vlerë 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme janë sekuestruar në Sarandë. Ndaj...

Lexo më shumë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
8 Nëntor, 2025

Policia ka arrestuar 3 shtetas në Aeroportin e Rinasit, teksa po tentonin të hynin në Shqipëri. Përmes një njoftimi, Policia...

Lexo më shumë

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
8 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale për vitin 2026 do të jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com