Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja për reformën, Bylykbashi: Problematikat kryesore nuk janë këto

2020/05/26 at 2:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i Qeverisë, PD: Sot ju anulon qiratë, nesër ju shtetëzon pronat

Në përfundim të tryezës së Reformës Zgjedhore, palët kanë gjetur marrëveshje për 3 nga pikat e diskutuara në mbledhjen e gjatë të Këshillit Politik.

Sipas deklaratës së bërë në media, nga Bashkryetari i Reformës, Damian Gjiknuri, në mbledhjen e sotme është dakordësuar për shkurtimin e periudhës zgjedhore, pranimin e kuotës gjinore ku një në tre kandidatë të jenë gra dhe financimin e fushatës.

Sipas Gjiknurit u pranua të shkurtohet periudha zgjedhore në afatet 15 Prill- 15 Maj ose 15 Tetor- 15 Nëntor. Njëkohësisht në çështjet e kuotës gjinore, Gjinkuri tha se në listat zgjedhore 30% të jenë gra.

Lidhur me financimin, Gjiknuri tha:

“Ramë dakord për financimin miks, ku do të kemi një finacnim nga paraja publike dhe pjesa tjetër nga donacione private, por duke ulur në mënyrë drastike nivelet e raportit 1 me 10 për ta ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marr përsipër të shtojë vlerën totale që do të japë për fushatën e ardhshme në mënyrë, që të rritet pesha edhe e financimit publik. Akoma kemi disa çështje që na ndajnë këtu, por përgjithësisht kapitulli i financimit të fushatës ka marrë dakordësinë, me përjashtim të disa elementëve kufizues që ka kërkuar opozita jashtëparlamentare që jemi duke i adresuar. Kemi nje progres,  që nuk është përfundimtar, por është një hap i mirë”.

Ndërkohë, përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se palët kanë rënë dakord për disa çështje teknike të Reformës por nënvizoi se këto nuk janë çështjet kryesore.

Megjithëse palët ranë dakord për periudhën zgjedhore dhe për kuotat gjinore, Bylykbashi deklaroi në fund të takimit se problematika kryesore është garantimi i votës së lirë dhe sekrete.

Fakti që ky ka ardhur si rekomandim nga ODIHR tha Bylykbashi tregon se kjo ka munguar në Shqipëri.

“Problematikat kryesore të procesin zgjedhor nuk janë këto. Ajo që duhet të garantojmë ne është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën e lirë dhe në sekret të plotë, rekomandim shumë i rëndë që ODIHR pasi konstaton që liria e votës cenohet rekomandohet të merren masa për ta mbrojtur. Në diskutimin që do të kemi në vijim janë masat që rregullojnë organet ligj zbatuese për të mbrojtur sekretin e votës, garantimin që kutia nuk mbushet, e më pas me çështje të tjera, por këto janë problemi real, që vota është e vërtete dhe numërohet pa manipulim. Çështjet e tjera janë rreth këtij boshti. Kjo është sfida e madhe që na pret për të cilin do të kërkojmë konsensus dhe nga i cili nuk do të heqim dorë.”-  tha ai. /Opinion.al

Etiketa: gjiknuriPetrit Vasili

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
Atentati ndaj prokurorit, Hajdari: Kush e ka fajin që…

Hajdari për Bashën: Sa herë ka vështirësi shkon në krahët e Edi Ramës

Skandal në Elbasan, 9 armë pa leje në zyrën e shefit të komisariatit

Kokainë nga Spanja në Itali, kapet shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht

Përfundon takimi mes Kim dhe Bashës: Reforma të përfundojë më 31 Maj  

Përfundon takimi mes Kim dhe Bashës: Reforma të përfundojë më 31 Maj  

TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com