Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, ka bërë me dije se opozita do të çojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e kryeministrit Rama me kryeministren italiane Giorgia Meloni për emigrantët.
Ai theksoi se firma e Edi Ramës në këtë marrëveshje është antikushtetuese.
“Ai tym dhe ajo blozë që nxiu fytyrën e Ramës dhe Nikollës, ndriçoi mbarë opinionin publik botëror, betejën e drejtë që po zhvillon opozita në Kuvend. Do përcaktohen gjithnjë, po shkohet veç vazhdimi… Përsa i përket marrëveshjes së emigrantëve do të përgatitet teksti për në Gjykatën Kushtetuese, pasi ne mendojmë se ka një shkelje serioze të Kushtetutës firma e Ramës, ka shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe opozita do i drejtohet GJK për marrëveshjen”, është shprehur Berisha.