Edi Rama shprehet i bindur se përpjekjet që bëri për arritjen e marrëveshjes së 17 majit me Lulzim Bashën, Sali Berisha nuk do t’i kishte bërë kurrë.
Sipas Ramës, meritat për marrëveshjen që nxorri opozitën nga çadra ku qëndronte prej 3 muajsh, janë të Partisë Socialiste.
“Nuk mendoj se ja vlen t’i hyjmë meritave për marrëveshjen. Marrëveshja është meritë e PS. Berisha nuk do kishte bërë kurrë përpjekjet që bëra unë.”
Rama deklaroi se e kishte për qëllim të bënte marrëveshjen.
“Unë di që e kisha qëllimin për ta bërë këtë marrëveshje dhe e bëra në momentin e duhur. Rastin ma krijuan të tjerët. Ishte rasti që mu dha dhe unë e bëra marrëveshjen.” – deklaroi Edi Rama në emisionin “Studio e Hapur”.