Aktualitet

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Pfizer klasifikohet sekret tregtar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:59 - 14/01/21 |
Semiljana Azizi

Qeveria shqiptare  ka miratuar aktin normativ për marrëveshjen me kompaninë “Pfizer Export BV” duke e klasifikuar si “sekret tregtar”.

Në aktin normativ bëhet me dije se është vetë kompania e Pfizer e cila do të sjellë vaksainën kundër COVID-19 e ndër të tjera ka kërkuar që as kontrata, sasia apo çmimi i vaksinës të mos bëhet i ditur.

Qeveria shqiptare ka rënë dakord që këto informacione të klasifikuara si “sekret tregtar” të mos botohen në asnjë website të institucioneve apo edhe në Fletoren Zyrtare.

“Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publi, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Export BV nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare,” shkruhet në aktin normativ, i cili ngarkon edhe institucionet e përfshira në proces që të “mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur”, thuhet në aktin normativ.

Ndër të tjera në aktin normativ janë caktuar edhe përgjegjësitë për institucionet në vendin tonë, të cilat do të merren me menaxhimin e vaksinës, ruajtjen e saj dhe transportimin, duke nisur nga Instituti i Shëndetit Publik, Policia e Shtetit, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri tek ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe  ministri i Shtetit për Rindërtimin.

  1. “1. Autorizohen ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Instituti i Shëndetit Publik të nënshkruajnë marrëveshjen për blerjen e vaksinës anti- COVID- 19( Pfizer-BioNTech COVID-19 Vaccine) me Pfizer BV, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
  2. Autorizohet Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të lëshojë menjëherë lejen e importit për vaksinat anti-COVID-19, si për sasinë dhe llojin e përcaktuar në këtëmarrëveshje ashtu dhe për çdo sasi dhe lloj tjetër jashtë kësaj marrëveshjeje, sipas kushteve dhedokumentacionit të prodhuesit, duke përjashtuar produktin nga detyrimi për t’u shkruar paketimi në gjuhën shqipe dhe detyrimet e tjera që rrjedhin nga legjislacioni për barnat.
  3. Autorizohet Instituti i Shëndetit Publik të administrojë procesin e transportit, të ruajtjes, të magazinimit, të shpërndarjes, të përdorimit në popullatë të vaksinës anti- COVID-19 dhe fushatën e vaksinimit, si për sasinë dhe llojin e përcaktuar në këtë marrëveshje ashtu dhe për çdo sasi dhe lloj tjetër jashtë kësaj marrëveshjeje, sipas kushteve të përcaktuara nga prodhuesi, duke lidhur kontrata direkte me kontraktorët për mallra, punë dhe/ose shërbime për plotësimin e këtyre detyrimeve.
  4. Autorizohet Instituti i Shëndetit Publik të kryejë parapagimet e dozave të vaksinave dhe pagesat respektive, sipas kushteve të cituara në marrëveshjen e lidhur ndërmjet palëve.
  5. Policia e Shtetit të marrë masa për të garantuar sigurinë gjatë transportit dhe sigurinë e ambienteve ku do të ruhet dhe administrohet vaksina anti- COVID-19.”– thuhet në aktin normativ.

Pak ditë më parë në vendin tonë nisi vaksinimi, ku prioritar kanë qenë mjekët, të cilët ndodhen në frontin e parë të luftës me virusin./Opinion.al

 

Pas