Aktualitet

Marrëveshja me SHBA, tre helikopterë “Black Hawk” për Forcën Ajrore


               Publikuar në : 10:54 - 20/04/19 |
el ida

Tre helikopterë të tipit “Black Hawk” i dhurohen Forcës Ajrore të Shqipërisë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Ministrja e Mbrojtjes finalizoi marrëveshjen dypalëshe gjatë një vizite në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit ku u prit nga komandanti, gjeneral brigade Jemal J. Beale.

“Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Këtë verë, pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin e për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu, edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese./Opinion.al

Pas