Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët u shpreh se marrëveshja me Partinë e Lirisë do t’i japë fund monizmit dhe do të nxjerrë nga bashkia kreun aktual të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajn.
Berisha akuzoi Veliajn për kullat në Tiranë dhe për vjedhje, ndërsa shtoi se ai e shndërroi fushën e Sharrës në një minierë floriri për veten dhe kryeministrin Edi Rama.
“Marrëveshja e djeshme është historike. Është marrëveshja që do i japë fund monizmit, është marrëveshja që do nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, njeriu që e shndërroi Tiranën në qytetin me ajrin më të pistë në 10 vendet e fundit në botë. Ajri i ndotur do të thotë kancer, ajër kancerogjen. Që krijoi në Tiranë me kullat e tij, zonat me dendësinë më maksimale të popullatës, që nuk i gjen në asnjë vend të Europës. Që mashtron në çdo hap qytetarët shqiptarë. Që i vodhi në mënyrë monstruoze. E shndërroi fushën e Sharrës në një minierë flirori për veten dhe Edi Ramën. Këto janë objektivat e marrëveshjes historike mes PD dhe PL”, tha Berisha./Opinion.al