Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën e përbashkët me kryedemokratin Sali Berisha pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjedhjet e 14 majit u shpreh se marrëveshja i shërben demokracisë.
Meta u shpreh i bindur se opozita do të fitojë zgjedhjet në Tiranë dhe gjithë vendin.
“Doja të shprehja kënaqësinë më të madhe për arritjen e kësaj marrëveshjeje me PD, të cilën do ta konsideroja me bindje të plotë historike, është marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë, pasi është një marrëveshje që na angazhon fuqimisht si PD e PL, në drejtim të garantimit të demokracisë direkte.Referendumi, primaret, transparenca, llogaridhënia, do të bëjnë plotësisht të mundur që të kemi një herë e përgjithmonë një sovran që ka mjete për të mbajtur nën kontroll ata që u delegon pushtetin dhe të cilën abuzojnë me të. Si kryetari i PL shpreh kënaqësinë që angazhim madhore që unë dhe PL ka marrë në mbrëmjen e 25 korrikut, sot merr mbështetje nga PD, sa i takon ushtrimit të të drejtës kushtetuese të referendumeve në nivel lokal e kombëtar. Shpreh bindje për fitore, në Tiranë në radhë të parë dhe në të gjithë vendin”, u shpreh Meta./Opinion.al