Kryesore

Marrëveshja me Kosovën, Vuçiç: Ende ka dallime të mëdha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:52 - 04/09/20 |
Opi Nion

Pasditen e sotme kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte i pranishëm dhe presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili tha se sot është një ditë historike për të dy shtetet.

Ndërkohë, pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidenti i Serbisë Vuçiç është shprehur se sot dy vendet kanë hedhur një hap të madh në normalizimin e marrëdhënieve, por sipas tij, ende mes palëve ka dallime.

Ai e cilësoi të rëndësishme pjesëmarrjen e Kosovës në mini-Shengenin rajonal. Vuçiç ka deklaruar se pas nënshkrimit të marrëveshjes, delegacioni serb pati një takim të gjatë dypalësh me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Ne nuk i kemi zgjidhur të gjitha problemet tona. Ka akoma dallime, por të kesh një zonë të unifikuar ekonomike me Kosovën ishte një hap i madh përpara. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, unë i jam mirënjohës Trump. Hoti u zotua që të bashkohen në mini-Shengenin rajonal. Kjo do të sigurojë lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, shërbimeve. Ishte e një rëndësie fantastike për të gjithë ne” tha Vuçiç.

Pas