Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja me Italinë për refugjatët/Balla: Integrimi në BE ka përfitime dhe përgjegjësi 

2023/11/10 at 4:33 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshja me Italinë për refugjatët/Balla: Integrimi në BE ka përfitime dhe përgjegjësi 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se marrëveshja me Italinë është dëshmi e solidaritetit që ofron Shqipëria, megjithëse e qartë është se nuk e zgjidh problemin e migrantëve në Europë. Në përgjigje të interesit të medias, nga Fieri, Balla tha se nëse pyet sot çdo qytetar shqiptar lidhur me raportin e veçantë të Shqipërisë e Italisë, të gjithë na japin të drejtë që Shqipëria dhe Italia janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. 


“Po aq i vërtetë është fakti që ne i jemi shumë mirënjohës Italisë për gjithë mbështetjen e kujdesjen, të mos harrojmë kurrë marsin 1991, korrikun e vitit 1991 kur qytetarët shqiptarë morën anijet e u nisën për një jetë më të mirë në Itali. Mikpritjen italiane, trajtimin, integrimin dhe sot shqiptarët janë një model i mirë i integrimit në Itali. Bëhet fjalë thjesht e vetëm që në rast se sot Italia përballet me një sfidë shumë të madhe të flukseve migratore, që vijnë nga veriu i Afrikës dhe kur sot në Itali janë me qindra qendra pritjeje, ndoshta mbi 3000. Një prej këtyre 3000, të vendoset në Shqipëri. Sot që flasim, në qendrat e pritjes janë mbi 80.000 dhe 3000 prej tyre të trajtohet procesi i aplikimit për azil”, u shpreh ministri. 

Ai sqaroi më tek se asnjë prej migrantëve nuk do të qëndrojë në Shqipëri. 

“Është e shkruar në marrëveshje, nuk do të rrijë asnjëri në Shqipëri. Ata do të vijnë me anije, do të akomodohen në atë Qendër Pritjeje, e cila është me të gjitha kushtet, që do të ndërtohet nga qeveria italiane. Përgjegjësia e ndërtimit, e kujdesjes, është e qeverisë italiane. Të vetmen përgjegjësi që e ndajnë me ne, por me pagesë, është që Policia e Shtetit e Shqipërisë, do të ruajë që asnjë të mos dalë në mënyrë të parregullt nga ajo qendër”, nënvizoi Balla. 

Më tej, ministri komentoi deklaratat në media të aktorëve të ndryshëm. 

“Natyrshëm që është një proces, se kam dëgjuar disa nga këta ‘profesorët’ e mëdhenj që dalin e thonë pastaj se kjo bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Unë mendoj që duhet trajtuar me kujdes. Është një marrëveshje ndërmjet dy qeverive. Natyrshëm që do të kalojë edhe në procedurë të ratifikimit në Kuvend. Kam dëgjuar ca ‘profesorë’ të mëdhenj që thonë, po ku është “plotfuqishmëria”?! 

Prandaj ju lutem, Shqipëria ka qenë gjithmonë pranë Italisë, sikurse ka qenë dhjetëra herë Italia pranë Shqipërisë, kur ne kemi pasur ditë të vështira, qoftë në 1991, me misionet e mbështetjes dhe ndihmës italiane, qoftë në vitin 1997. Natyrshëm që sot Italia përballet me një sfidë dhe Shqipëria po jep një shembull solidariteti. Ne nuk e zgjidhim dot hallin! Ju thashë, shifrat janë të tilla, pra nga 3000 qendra, 1 do të jetë në Shqipëri. Nuk është se po zgjidhim një hall, por po japim shembullin e solidaritetit, i cili nuk ka munguar. Mos harroni, para 3 vitesh, në prill 2020, në kohën e Covid-it, Shqipëria, edhe pse kishte vështirësitë e veta, një numër prej 50 infermierësh dhe mjekësh u dërguan në Itali për të mbështetur popullin italian dhe qeverinë italiane në kuadër të nevojave që ata kishin për mjekë e infermierë. Po ashtu, në këtë sfidë që ka Italia, ne po japim një përqindje të vogël mbështetje, për të treguar solidaritetin tonë në përballjen me këtë dhe mos harroni që Europa sot ka një sfidë shumë të madhe në përballjen me migracionin. 

Natyrshëm si një vend që duam të anëtarësohemi në BE, dhe anëtarësimi nuk ka vetëm përfitime, pra duam të marrim fonde nga BE, por ka edhe përgjegjësi, solidaritet. Përgjegjësinë e solidaritetin kjo qeveri e ka pasur edhe vijon ta ketë si pjesë të qasjes së vet”, theksoi ministri i Brendshëm. 

 



Ju sugjerojmë

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Para
“E majta italiane po tenton të përjashtojë PS nga PSE”, Meloni publikon reagimin e kryeministrit: Përgjigje efektive

"E majta italiane po tenton të përjashtojë PS nga PSE”, Meloni publikon reagimin e kryeministrit: Përgjigje efektive

Një tjetër fundjavë me shi/ Nga sot reshje me intensitet të lartë, zonat që preken

Një tjetër fundjavë me shi/ Nga sot reshje me intensitet të lartë, zonat që preken

Mijëra persona largohen nga një spital ku po strehoheshin në Gazë

Mijëra persona largohen nga një spital ku po strehoheshin në Gazë
















TE FUNDIT

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi,...

Lexo më shumë

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
9 Qershor, 2025

Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike, mbështetur nga programi...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
9 Qershor, 2025

Hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta janë zgjatur me 6 muaj. Mësohet se avokati i Metës është shprehur se Prokuroria e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com