Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se e mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë mes dy vendeve.
Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg tha se i inkurajon të dyja palët që të zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik.
”E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy (presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti) për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. @NATO_KFOR mbesin vigjilentë”, shkruan Stoltenberg./Opinion.al