Aktualitet

Marrëveshja Kosovë-Serbi/Greqia:Shpresojmë në fuqizimin e dialogut për të zgjidhur..



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:34 - 29/08/22 |
Opi Nion

Greqia ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila ka të bëjë me lëvizjen e lirë të qytetarëve të dy vendeve, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke.

Më tej thuhet se Greqia do të vazhdojë të mbështesë misionin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, ndërsa thekson se do të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

“Shpresojmë që ky të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm dhe zgjidhjes së çështjeve të tjera të pazgjidhura që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak. Greqia vazhdon të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”,thuhet në njoftimin e ministrisë./Opinion.al

 

Pas