Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja Kosovë – Serbi, fillon mbulimi i targave të makinave

2021/10/04 at 5:02 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Marrëveshja Kosovë – Serbi, fillon mbulimi i targave të makinave

Nga mëngjesi i së hënës, shenjat shtetërore të targave të makinave që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, mbulohen me letër ngjitëse.

Kjo shënon edhe fillimin e zbatimit të pikës së dytë të marrëveshjes së javës së kaluar të arritur midis palëve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për uljen e tensioneve në veriun e Kosovës.

Sipas marrëveshjes, letrat ngjitëse do të përdoren deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare dhe një grup punues do të fillojë më 21 tetor përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Policia e Kosovës tha se zbatimi i marrëveshjes ka filluar në nivel vendi, në të gjitha vendkalimet kufitare.

Të shtunën forcat paqeruajtëse të KFOR-it u vendosën në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, duke i dhënë fund bllokimit të tyre për gati dy javë me radhë.

Tensionet përfshinë veriun e Kosovës më 20 shtator pasi që serbët lokal dhe Beogradi reaguan me zemërim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për të zbatuar reciprocitetin për përdorimin e targave të makinave.

Qeveria vendosi që nga 20 shtatori, makinat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj sikundër veprohet në Serbi me makinat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet me radhë. Ajo dërgoni atje njësitë e posaçme për të siguruar zbatimin e vendimit.

Protestuesit serbë vendosën barrikada në rrugë ndërsa Beogradi ngriti shkallën e gatishmërisë ushtarake.

Të enjten palët arritën në Bruksel një marrëveshje trepikëshe, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pika e parë e së cilës parashihte atë që edhe ndodhi gjatë të shtunën– largimin e barrikadave dhe njësive të posaçme të policisë nga vendkalimet kufitare.

Marrëveshja e së enjtes u përshëndet nga diplomatët perëndimorë, ndërsa u kritikua ashpër nga partitë opozitare në Kosovë, të cilat thanë se me këtë, qeveria e Kosovës hoqi dorë nga sovraniteti në veriun e vendit.

Opozita në Kosovë kritikon qeverinë për marrëveshjen mbi targat

Marrëveshja e së enjtes u përshëndet nga diplomatët perëndimorë, ndërsa u kritikua ashpër nga partitë opozitare në Kosovë, të cilat thanë se me këtë, qeveria e Kosovës hoqi dorë nga sovraniteti në veriun e vendit.

Të hënën përgjatë një debati në parlament, partitë opozitare thanë se me ketë marrëveshje, qeveria e kryeministrit Albin Kurti po e njeh legjitimitetin e institucioneve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Abelard Tahiri, nga Partia Demokratike, tha se vendimi i qeverisë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave, u mor pa u këshilluar as me partitë opozitare e as me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Ai e cilësoi të dëmshme përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet e Serbisë me akronimet e qyteteve të Kosovës.

“Ky është hapi i parë që kemi filluar me implementimin e “Zajednicës” (Asociacioni i komunave me shumicë serbe), me kompetenca ekzekutive, ky është dëmi më i madh që i keni bërë Republikës së Kosovës, për dy dekada nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme se sa kjo që sot e kemi”, tha zoti Tahiri.

“Kjo çka keni bërë ju, si rezultat i një sjelljeje euforike, pa u koordinuar mirë dhe të paplanifikuar është humbje për Kosovën. Sot qeveria e Serbisë lëshon zyrtarisht, të pranuara nga qeveria e Kosovës, targa për territorin e Kosovës. Çka është kjo? A është “Zajednica”? Këtu ka nevojë të sqarohet çka është kjo, çka keni pranuar ju, pra keni zyrtarizuar institucionet kriminale dhe paralele të Serbisë në Kosovë. Keni nënshkruar një marrëveshje ku pranoni që Serbia të lëshojë dokumente për Kosovën, jeni kthyer dhjetë vjet prapa të paktën”, tha Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh negociator i marrëveshjes, tha se ajo është krejt ndryshe nga marrëveshjet paraprake.

“Unë pajtohem që ju reciprocitetin e shihni si ‘show’. Po të mos kishte qenë ‘show’ do ta kishit bërë edhe më herët, por ju thellë në vete besoni që Kosova nuk është dhe nuk duhet të ndihet e barabartë në raport me Serbinë. Kjo juve ju gërryen shumë, nuk ju lejon as të merrni frymë. Ju thatë se sot Serbia lëshon targa me emërtimin e qyteteve të Kosovës. Jo i nderuar, Serbia lëshon targa me emërtime të tilla që nga viti 1999 jo sot. Për herë të parë ato trajtohen si targa ilegale”, tha zoti Bislimi.

Marrëveshja e 30 shtatorit uli tensionet, ndërmjet palëve, por zhvillimet para saj pasqyruan mospajtimet e thella ndërmjet Kosovës, që ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe Serbisë e cila kundërshton shtetësinë e saj. Për dhjetë vjet me radhë të dyja palët janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është kusht për integrimet evropiane. Por, përparimi është ende i paktë.

Etiketa: kosovemarreveshjaserbitargat

Ju sugjerojmë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Para
Kur nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, kushtet që duhet të plotësoni

Kur nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, kushtet që duhet të plotësoni

“Pandora papers” vë në lëvizje SPAK

“Pandora papers” vë në lëvizje SPAK

Agjencia evropiane miraton dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Agjencia evropiane miraton dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

TE FUNDIT

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com