Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja i nxorri gishtin e mesit “Reformës”

2020/01/14 at 6:47 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Të buzëqeshur dhe… konkluzionet e tryezës për reformën zgjedhore

Aldo Baxhaku – Lufta për zgjedhje të lira dhe të ndershme u mbyll sot me një marrëveshje mes palëve të cilat parimisht i dhanë fjalën njëri tjetrit se jo më vonë se 15 marsi do të votojnë “Reformën Zgjedhore” e cila do t’i garantojë votën shqiptarëve.


Konsensusi duket si një hap i duhur për të zgjidhur krizën politike e cila pothuajse ka deligjitimuar çdo institucion të zgjedhur gjatë kësaj kohe, e megjithatë ajo që është shkruar në letër nuk sjell asnjë gjë të re. Thënë shkurt, sot palët ranë dakord që të bëjnë disa ndryshime “kozmetike” në ligjin e zgjedhjeve sipas rekomandimeve të OSBE-së. Këto ndryshime do të votohen me konsensusin e të gjitha palëve. Nëse ndonjë nga partitë ka ankesa atëherë duhet ti adresojë ato tek ekspertët e OSBE-së. E gjitha ngjan me skenarin e “Reformës në Drejtësi” e cila u votua nga të gjithë por më vonë dihet se si shkoi duke u prerë e duke arnuar aty-këtu.

E vetmja gjë e re që sjell në procesin politik kjo marrëveshje është se vë në epiqendër të diskutimeve partitë dhe jo Kuvendin. Pikërisht partitë politike, të cilat me sistemin aktual zgjedhor varen tërësisht në veprimtarinë e tyre nga kryetarët. “Sistemi nuk preket” thotë me fjalë të tjera marrëveshja konsensuale çka e kthen procesin në një lojë mes Ramës, Bashës dhe Kryemadhit, të cilët kanë si arbitër ndërkombëtarët. Për çudi kjo është e njëjta situatë e kohës para se opozita të dilte nga parlamenti. Atëherë për çfarë u desh gjithë kjo luftë dhe bojkot i këtyre muajve kur jemi ende aty ku e nisëm?

Rregullat e lojës mbetën po ato, bashkë me rreziqet që mazhoranca mund të veprojë sërish sipas dëshirës së saj. Damian Gjiknuri do të jetë sërish pjesë e tryezës që do të “reformojë” zgjedhjet megjithëse u kap në përgjime me metodat e tij të “çunave të fortë”. Procesi sërish do të ketë arbitër ndërkombëtarët dhe jo popullin të cilit mund t’i nxirret gishti i mesit pa problem.

Retorika që ‘do të bëhet si të vendosi populli’ dhe ‘o zgjedhje të parakohshme o lësho karrigen’ u venit me një takim të shpejtë. Padyshim kjo lë të kuptohet se ka patur takime të fshehta dhe dakordësi prapa krahëve megjithëse opozita çfarë nuk la pa i thënë kësaj mazhorance në ekrane.

Pra me të vërtetë jemi në të njëjtën pikë? Një përgjigje cinike do të ishte se në fund të gjithë kësaj do të kemi zgjedhje të parakohshme të cilat do të jenë të sigurta se votat nuk do të preken nga krimi. Kush na e siguron këtë? Marrëveshja padyshim që jo. Skenari më i mundshëm është se PD, PS dhe LSI do të bien dakord mbi teknikalitetet e rekomandimeve të OSBE-së. Në fund PD do të dojë të shtojë si klauzolë të fundit që pas miratimit do të ketë zgjedhje dhe duke qenë se kjo pikë nuk pranohet nga PS, demokratët do të ankohen tek OSBE-ja e cila me shumë mundësi do t’i nxjerri gishtin e mesit dhe do të aprovojë miratimin e reformës në Kuvend pasi kështu thotë marrëveshja.

Në fund ky konsensus nuk jep asnjë garanci se gjërat do të ndryshojnë, madje ai betonizon faktin se sistemi do të jetë po ky. Partia dhe kryetari janë ata që vendosin. Kush kapet në skandale mund të rehabilitohet në tryeza konsensusesh dhe se ne gjithmonë do të kemi nevojë për një arbitër të huaj të cilin mund t’ia shesim njerëzve se punon për të mirën e tyre. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
Kryesore

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

4 Tetor, 2025 1:51 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

4 Tetor, 2025 1:25 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
Sport

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

4 Tetor, 2025 12:11 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Nga bombardimi i Dohas te negociatat, plani Trump për paqe në Lindjen e Mesme

4 Tetor, 2025 11:08 am
Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
Kronikë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

4 Tetor, 2025 10:36 am
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Hamasi pranon planin e Trump, forcat izraelite kanë pezulluar sulmet në Gaza

4 Tetor, 2025 10:08 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

4 Tetor, 2025 8:44 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

4 Tetor, 2025 8:41 am
Para
Kontrata e punës së Endrit Dokles, kompania është nën sekuestro

Kontrata e punës së Endrit Dokles, kompania është nën sekuestro

Ironia e Palokës me aksionin në Tiranë: Gjushi dhe Bushi po bëjnë letrat..

Ironia e Palokës me aksionin në Tiranë: Gjushi dhe Bushi po bëjnë letrat..

Pas skandalit të fotove Jessica Biel është ende e mërzitur me Timberlake

Pas skandalit të fotove Jessica Biel është ende e mërzitur me Timberlake
















TE FUNDIT

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë për të diskutuar mbi takimet e grupit negociator për emrat e kandidatëve për bashkinë e...

Lexo më shumë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
4 Tetor, 2025

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit...

Lexo më shumë

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
4 Tetor, 2025

Për 30 vite, asnjë leje ndërtimi nuk do të jepet në zonat e pyllëzuara që do të përfshihen nga zjarret....

Lexo më shumë

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
4 Tetor, 2025

11 tetor 2025, ora 20:45. E gjithë vëmendja e shqiptarëve do jetë në Leskovac, pasi kombëtarja e futbollit luan kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com