Rajoni

Marrëveshja e Uashingtonit, Kuvendi i Kosovës nuk miraton rezolutën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 06/08/21 |
Opi Nion

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar ditën e sotme rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, që u arrit më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

Për rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë votuar vetëm 24 deputetë, ndërkaq 57 deputetë abstenuan.

Në mesin e deputetëve që abstenuan ishin edhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje,.

Kujtojmë se marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump./Opinion.al

Pas