Kandidati republikan për president të Amerikës, Donald Trump ka thënë se ka bërë “shumë para” pas një marrëveshje të realizuar vite më parë me ish-diktatorin libian, Muamar Gadafin, pavarësisht asaj që kishte thënë kohë më parë se nuk kishte asnjë ide se ish-diktatori libian ishte përfshirë në marrjen me qira të pasurive të tij në New York.
“Mos harroni, unë jam i vetmi. Unë bëra një shumë parash me Gadafin, nëse ju kujtohet, “tha Trump në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan CBS.
“Ai erdhi në vendin tonë, dhe duhej të bënte një marrëveshje me mua, sepse kishte nevojë për një vend për të qëndruar.” “Ai pagoi me një pasuri të tërë” theksoi Trump, përcjellë Klan Kosova.