Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj një marrëveshje që është nënshkruar sot në Prokurori mes Ministrit te Brendshem dhe Prokurores së Përgjithshme Arta Marku. Sipas Enkelejd Alibejat kjo vendos prokurorine ne sherbim total te Saimir Tahirit, prishjes se hetimit te tij.
“Marreveshja zevendeson Kushtetuten, Kodin e Procedures Penale, ligjin e prokurorise dhe bazohet ne nje VKM te pabotuar ne fletore zyrtare, pra e pavlefshme, si ne ne urdher te kryeministrit. Vendos totalisht prokurorine nen urdhrin e Edi Rames. Nga nje situate antikushetuese ku kemi nje Prokuror te Pergjithshem te Perkohshem, sot kemi nje prokuror privat te perhershem te Edi Rames”, u shpreh ai.
Sakaq Gazmend Bardhi deklaroi se “Marreveshja ka ndryshuar Kushtetuten, kodin e procedures penale dhe ligjin e prokurorise. Marreveshja zhben rregullat e pavaresise se prokuroreve. Do te jete Prokurori i Pergjithshem dhe ministri i Brendshem qe do te caktojne prokuroret.
Marreveshja i ben hetimet e pavlefshme dhe pasoja e pare qe te gjitha hetimet qe do te kryen ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit do te jene te pavlefshme dhe do te goditen ne gjykate si te tilla”.
Sipas tij, marreveshja prish rregullin qe vettingun e prokuroreve e bejne organet e vettingut dhe ia kalon institucioeve te qeverise, qe do ta bejne per 5 dite. Kjo do te thote qe prokuroret jane paracaktuar ose caktohen me preferenca politike.
Deklarata u bë sot në mesditë nga selia e PD në një dalje të përbashkët të Alibeaj, Bardhit dhe Bylykbashit.
*Marrëveshja që nënshkruan sot Xhafaj-Marku