Marrëveshja mes PS dhe PD së drejtuar nga Sali Berisha është mbështetur edhe nga BE.
Në një postim në rrjetet sociale, Delegacioni i BE në vendin tonë shkruan se mirëpret rikthimin e normalitetit në Parlament.
Në këtë reagim shkruhet me tej se një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve”,-thuhet në reagim./Opinion.al