Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja e grurit ukrainas drejt skadimit, asnjë sinjal për zgjatjen e saj

2023/07/15 at 8:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Moska krijon dy korridore për eksportin e grurit

Rriten shqetësimet nëse Rusia do të pranojë të shtyjë një marrëveshje për eksportimin e grurit ukrainas, afati i së cilës përfundon më 17 korrik.

Ndërkohë luftimet kanë vazhduar me intensitet të shtuar në Kherson, rajon në jug të Ukrainës. Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të këtij vendi ka shpërndarë pamje filmike që tregojnë forcat ukrainase duke kryer kontrolle një ishull të pushtuar nga Rusia në lumin Dnipro në rajonin e Khersonit.

Pamje të shpërndara nga Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës duket se tregojnë një sulm të Kievit, mbi pozicionet ruse në lumin Dnipro.

“Si rezultat i operacionit, një anije armike u shkatërrua dhe një u dëmtua dëmtuar”, thuhet në raportin e forcave speciale ukrainase.

“Përveç kësaj, pesë okupatorë janë neutralizuar”,shtohej më tej në raport.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se “forcat ruse në pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës po investojnë gjithçka për të ndaluar kundërsulmin ukrainas”.

“Çdo sukses i secilës prej brigadave tona luftarake meriton mirënjohje. Të gjithë ata që shkojnë në ofensivë, të gjithë ata që zmbrapsin sulmet e armikut, po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe unë i jam mirënjohës secilit prej luftëtarëve tanë”, tha zoti Zelensky.

Ai shtoi se pavarësisht disa ditësh të frytshme, qeveria ukrainase vazhdon të nxisë për mbështetje ndërkombëtare.

“Ne nuk do të reduktojmë aktivitetin tonë ndërkombëtar për asnjë ditë të vetme, veçanërisht në lidhje me paqen, garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s si dhe marrëveshjet me partnerët për armë për Ukrainën dhe sanksione kundër Rusisë”, tha Presidenti ukrainas, Zelensky.

Të shtunën në Kiev zhvilloinjë vizitë të papritur Presidenti i Koresës së Jugut, Yoon Suk Yeol. Ai premtoi 150 milionë dollarë ndihmë humanitare vetëm për këtë vit.

“Koreja e Jugut do të vazhdojë të ofrojë furnizime ushtarake që i duhen Ukrainës. Pas furnizimeve ushtarake të vitit të kaluar si jelekët antiplumb dhe helmetat, ne do të mbështesim furnizimet ushtarake në një shkallë të gjerë këtë vit”, tha presidenti koreano-jugor.

Koreja e Jugut, një vend aleat i SHBA-ve dhe eksportues në rritje i armëve, është përballur me trysni për t’i ofruar armë Ukrainës, thirrje që administrata e presidentit Yoon i ka rezistuar në favor të ndihmës humanitare dhe financiare, e kujdesshme ndaj ndikimit të Rusisë mbi Korenë e Veriut.

Ndërsa lufta vazhdon, marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas po skadon. Marrëveshja e njohur si “Gruri i Detit të Zi” përfundon më 17 korrik. Sot në Stamboll mbërriti anija e parafundit.

Anija “TK Majestic”, u ankorua pasi kaloi ngushticën e Bosforit në orët e para të së shtunës. Një zyrtare e OKB-së njoftoi se anija fundit “TQ Samsun”, është ende në portin e Odesës në Ukrainë.

Kremlini tha sot se Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e Afrikës e Jugut, Cyril Ramaphosa edhe mbi çështjen e marrëveshjes. Sipas njoftimit të presidencës ruse, zoti Putin është ankuar se “zotimet për të hequr pengesat ndaj eksporteve ruse të grurit dhe plehrave, nuk ishin mbajtur ende”.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan arritjen e marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës në korrikun e vitit të kaluar për të ndihmuar në zbutjen e një krize globale ushqimore të përkeqësuar nga agresioni rus dhe bllokada e Moskës ndaj porteve ukrainase./VOA

Etiketa: marrëveshja e gruritokbturqi

Ju sugjerojmë

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë
Aktualitet

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë

23 Gusht, 2025 1:50 pm
Rusia pretendon se ka bërë përparime në Donjeck
Bota

Rusia pretendon se ka bërë përparime në Donjeck

23 Gusht, 2025 1:30 pm
Trafik i rënduar në aksin Rrëshen-Milot, automjetet në radhë për disa orë
Aktualitet

Trafik i rënduar në aksin Rrëshen-Milot, automjetet në radhë për disa orë

23 Gusht, 2025 1:16 pm
I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet në Laç 40-vjeçari
Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet në Laç 40-vjeçari

23 Gusht, 2025 1:04 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump:Brenda 2 javësh do vendos për hapat që t’i japin fund luftës në Ukrainë

23 Gusht, 2025 12:41 pm
Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi
Bota

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

23 Gusht, 2025 12:14 pm
Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë
Aktualitet

Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë

23 Gusht, 2025 11:58 am
Skënderbegas, fshati që duhet të ngrihet mbi hirin
Aktualitet

Skënderbegas, fshati që duhet të ngrihet mbi hirin

23 Gusht, 2025 11:42 am
Kukës/ Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir
Aktualitet

Kukës/ Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir

23 Gusht, 2025 11:26 am
Seuli hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut kalojnë kufirin
Bota

Seuli hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut kalojnë kufirin

23 Gusht, 2025 11:16 am
Para
Çuçi i dorëzoi Ballës detyrën e ministrit të Brendshëm: I bindur se do e çojë para punën

Çuçi i dorëzoi Ballës detyrën e ministrit të Brendshëm: I bindur se do e çojë para punën

Mori detyrën si Ministër i Brendshëm, Balla publikon kërkesat e tij të para

Mori detyrën si Ministër i Brendshëm, Balla publikon kërkesat e tij të para

WhatsApp sjell veçorinë e re: Përdoruesit mund të fshehin numrat e telefonit

WhatsApp sjell veçorinë e re: Përdoruesit mund të fshehin numrat e telefonit

TE FUNDIT

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë
23 Gusht, 2025

Mes zhurmës së detit dhe gjallërisë së verës, në Shëngjin po zhvillohet për herë të parë panairi i librit “Valë...

Lexo më shumë

Rusia pretendon se ka bërë përparime në Donjeck

Rusia pretendon se ka bërë përparime në Donjeck
23 Gusht, 2025

Rusia tha më 23 gusht se forcat e saj në lindje të Ukrainës kanë marrë nën kontroll dy fshatra në...

Lexo më shumë

Trafik i rënduar në aksin Rrëshen-Milot, automjetet në radhë për disa orë

Trafik i rënduar në aksin Rrëshen-Milot, automjetet në radhë për disa orë
23 Gusht, 2025

Kjo fundjavë gushti po shoqërohet me një fluks të madh mjetesh në Rrugën e Kombit. Më problematik është segmenti nga...

Lexo më shumë

I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet në Laç 40-vjeçari

I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet në Laç 40-vjeçari
23 Gusht, 2025

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në Laç, falë koordinimit me partnerët spanjollë dhe INTERPOL....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com