Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar këtë të enjte në një vizitë në Derviçan kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
I pyetur nga gazetarët për marrëveshjen e detit në Hagë, Rama u përgjigj: “Është një proces që e dikton një procedurë kushtetuese dhe ligjore që e respektojmë gërmë për gërmë”.
Ndërsa i pyetur nëse ka diskutuar me presidentin Begaj për plotfuqishmërinë dhe afatin, Rama tha: “Kjo do të ndodhë kur të depozitohet kërkesa. Kjo është një çështje në negocim”.
Po ashtu Rama foli edhe për çështjen e pronave të minoritetit grek dhe censusin, çështje për të cilat tha: “Nuk ka çështje pronash minoriteti, por çështje pronash tërësore dhe nuk ka asnjë dallim. Ndajmë të mirat dhe të këqijat. Do ta bëjmë edhe censusin që është një proces që duhet bërë në mënyrë periodike. Nuk ka probleme”.