Aktualitet

Marrëveshja 5G me Shqipërinë, Blinken-Ramës: Vlerësojmë lidershipin tuaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 13/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri Rama ka nënshkuar në Bruksel me Sekretarin Amerikan të Shtetit, marrëveshjen e bashkëpunimit për teknologjinë 5G. Në fjalën e tij Blinken ka vlerësuar lidershipin e Kryeministrit Rama dhe tha se me Shqipërinë do të ketë punë të tjera të mira për të bërë, sapo ajo të marr vendin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku, përfshi edhe stërvitjen Defender 21. Presim me padurim që të merni vendin tuaj në Këshillin e Siguirimit, sepse kemi punë shumë të mira për të bërë edhe atje. Në të gjitha aspektet ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë”, u shpreh Blinken./Opinion.al

 

 

 

Pas