Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëdhëniet Arabi Saudite-Kinë, nisin një ‘epokë të re’

2022/12/08 at 3:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëdhëniet Arabi Saudite-Kinë, nisin një ‘epokë të re’

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman priti sot presidentin kinez Xi Jinping, ndërsa udhëheqësi kinez paralajmëroi “një epokë të re” në marrëdhëniet me arabët. Presidentit kinez iu ofrua një pritje luksoze, që sinjalizon interesin e Riadit për thellimin e lidhjeve me Pekinin, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA-të.

Anëtarët e Gardës Mbretërore Saudite të hipur mbi kuaj arabë dhe me flamuj kinezë dhe sauditë shoqëruan makinën e zotit Xi teksa hynte në pallatin mbretëror në Riad, ku princi Mohammed, sundimtari de fakto i vendit të pasur me naftë, e përshëndeti atë me një buzëqeshje të ngrohtë.

Ceremonia ishte tërësisht ndryshe nga pritja e ftohtë që iu bë në korrik presidentit amerikan, Joe Biden, marrëdhëniet me të cilin janë ftohur pas vrasjes së Jamal Khashoggit nga sauditët në vitin 2018 dhe për shkak të politikës energjetike saudite.

Ndërsa lidhjet e Uashingtonit me Riadin janë në nivelin më të ulët dhe duke parë me kujdes ndikimin në rritje të Kinës, zyrtarë amerikan thanë të mërkurën se vizita ishte një shembull i përpjekjeve kineze për të ushtruar ndikim në mbarë botën dhe se kjo vizitë nuk do të ndryshonte politikën e SHBA-së ndaj Lindjes së Mesme.

Në një opinion të botuar në mediat saudite, presidenti Xi tha se ishte në një “udhëtim të pashembullt” për të “nisur një epokë të re të marrëdhënieve të Kinës me botën arabe, vendet arabe të Gjirit dhe Arabinë Saudite”.

Presidenti kinez do të takohet të premten me vendet e tjera të Gjirit që prodhojnë naftë dhe do të marrë pjesë në një mbledhje më të gjerë të udhëheqësve arabë. Zoti Xi tha se këto shtete janë një “thesar energjie për ekonominë botërore… dhe janë tokë pjellore për zhvillimin e industrive të teknologjisë së lartë”.

Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit, si Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë thënë se nuk do të mbanin anë midis fuqive globale dhe po kërkonin për partnerë të rinj për t’i shërbyer interesave të tyre kombëtare për ekonominë dhe sigurinë.

“Partner i besuar”

Kina është konsumatori më i madh i energjisë në botë dhe një partner i madh tregtar i shteteve të Gjirit.

Ministri saudit i energjisë të mërkurën tha se Riadi do të mbetet një partner energjie “i besueshëm” për Pekinin dhe se të dy do të rrisin bashkëpunimin në zinxhirët e furnizimit me energji duke krijuar një qendër rajonale në mbretëri për fabrikat kineze.

Firmat kineze dhe saudite nënshkruan gjithashtu 34 marrëveshje për investime në energjinë e gjelbër, teknologjinë e informacionit, transportin, ndërtimin dhe sektorë të tjerë, njoftoi agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA.

Në njoftim nuk u dhanë shifra të sakta, por më parë ishte raportuar se të dy vendet do të nënshkruanin marrëveshje fillestare me vlerë prej 30 miliardë dollarësh./VOA

Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel

Hyjnë në qarkullim monedhat e para me imazhin e Mbretit Charles III

Hyjnë në qarkullim monedhat e para me imazhin e Mbretit Charles III

Emri/ I dënuari në burgun e Drenovës në Korçë kapet me drogë

Emri/ I dënuari në burgun e Drenovës në Korçë kapet me drogë

TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com