Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i cili dyshohet se është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.
Sipas gazetares Klodiana Lala, veprimi i SPAK erdhi pas publikimit të një skandali seksual, ku shihet Gjici në skena seksuale në ambientet e zyrës së tij në bashkinë e Kukësit.
Video, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, është filmuar në datën 6 qershor të 2023-ës, në orën 16:00.
Kujtojmë që Gjici në zgjedhjet e 14 Majit fitoi një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Kukësit./Opinion.al