Aktualitet

Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 12/09/20 |
Al Do

Një ngjarje e rëndë e abuzimit me të mitur është regjistruar në Pogradec.

Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar i cili ka kryer marrëdhënues seksuale me një të mitur, 13 vjeçare.

Ka qenë pikërisht vajza ajo që e ka denoncuar 46-vjeçarin Blerim Bizgjoni në polici.

NJOFTIMI i POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”./ Opinion.al

Pas